L.M nga Kamenica, doli sot para gjykatës në Gjilan për tu përballur me akuzën e grabitjes, raporton Drejtësia Sot.
L,M po akuzohet nga prokuroria se më date: 22.10.2017, në rrugën “Skenderbeu”, afër kafeterisë “Sun Bar” në Kamenicë, me qellim që vetit t’i sjellë dobi pasurore tě kundërligjshme në bashkëveprim me të pandehurit N.M dhe R.M( të cilët aktualisht gjenden në arrati) kanë kryer grabitje nën përdorimin e forcës në dëm të demtuarit F.S, nga rrethi i Dibrës, Republika e Shqipërisë.
Aktakuza në fjalë sqaron se i pandehuri L.M, pasi kishte pirë kafe e fton të dëmtuarin gjoja për të shkuar bashkë deri te banesa e tij për ta marrë një rrip të pantollave, ku më pasë e fut ne një shtepi të pabanuar dhe pasi hyjne brenda në shtëpi personat N.D dhe R.M, ia hedhin një mbulesë në kokë, e që pastaj që të tre e sulmojnë duke e goditur ne pjesë të ndryshme të trupit dhe pasi e rrëzojně në dysheme, ia marrin portofolin me te holla prej 2450 euro, një telefon të markës Samsung S 6GJ, patente shoferin, një kartele te bankes Raiffaisen, kartelën e identitetit dhe disa kartela te telefonisë mobile.
Në gjykimin e sotëm të udhëhequr nga gjyqtari Naser Maliqi, u procedua me leximin e aktakuzës, fjalën hyrëse të palëve dhe marrjen në pyetje të një dëshmitari. Kështu pas leximit të aktakuzës nga prokurori i shtetit Shaban Spahiu, i akuzuari L.M, mohoi fajësinë duke deklaruar se nuk e pranon fajësinë sepse nuk ka qenë fare në këtë kafiteri ditën kritike.
Më tej në fjalën hyrëse të palëve, prokuroria kërkon që në bazë të provave që janë shkresat e lëndës, ka dëshmi të mjaftueshme që i pandehuri të ketë kryer këtë vepër penale. Pretendimet e prokurorisë i mohoi mbrojtja e të akuzuarit, ku kërkuan nga gjykata që me rastin e vlerësimit të dëshmive të merret vendim për hudhjen e kësaj akuze, për shkak të mungesës së bazës ligjore të saj.
Në fund, u morr në pyetje dëshmitari-rreshteri policor në Kamenicë N.H, i cili tregoi se i dëmtuari në këtë rast personi F.H, në mënyrë të detajuar e ka përshkruar figurën e të akuzuarit L.M, madje duke e ballafaquar në polici ai e kishte njohur edhe me emër si personi që ia kishte marrë këto të holla.
Meqenëse mungoi i dëmtuari F.S, prokurori Spahiu propozoi shtyerjen e kësaj seance në mënyrë që i njëjti të sigurohet në gjykatë në ndonjë ditë tjetër. Ky propozim u aprovua nga gjykata dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet më 10 shkurt të vitit 2020.
Monitorues, Vullnet Bugaqku
Lajmet në fokus