A.M., drejtori i Departamentit Ligjor në Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave (ARH), në gjykimin e mbajtur sot në Gjykatën e Apelit ka kërkuar të shpallet i pafajshëm.
I njejti është dënuar me burgim efektiv në kohë zgjatje prej një viti pasi ishte shpallur fajtor veprën penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtarë.
Mbrojtësi i tij avokati Besnik Berisha, brenda afatit ligjor ka parashtuar ankesë me anë të së cilës kërkon që Gjykata e Apelit, A.M. ta lirojë nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo që çështjen ta kthej në rigjykim.
Ndryshe nga mbrojtja e të akuzuarit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), i ka propozuar shkallës së dytë që ndaj A. M. të shqiptojë një dënim edhe më të ashpër.
Ankesat palëve janë shqyrtuar nga kolegji i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, në përbërje nga gjykatësit, Vaton Durguti, Kreshnik Radoniqi dhe Burim Ademi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 15 maj 2019, e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, drejtorin e Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH), A. M., dhe të njëjtin, e kishte dënuar me një vit burgim efektiv.
Ndaj këtij vendimi ka parashtuar ankesë edhe Prokuroria Speciale lidhur me lartësinë e dënimit të shqiptuar nga shkalla e parë, dhe e njejta ka theksuar se në këtë rast, nuk janë vlerësuar siç duhet rrethanat rënduese dhe ato lehtësuese.
Andaj në bazë të kësaj ankese Prokuroria Specilae i ka propozuar Apelit që në këtë rast të ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe A. M. ta dënojë më ashpër.
Kurse pala e dëmtuar B. Ç. nuk kanë ushtruar ankesë edhe pse përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Naim Spahiu tha se e mbështesin ankesën e prokurorisë dhe se qëndrojnë prapa kërkesës pasurore juridike.
Tutje mbrojtësi i të akuzuarit avokati Besnik Berisha gjatë seancës së sotme tha se shkalla e parë ka vepruar verbërisht dhe nuk ka arritur të dallojë interesin publik dhe atë privat, duke shtuar se i mbrojturi i tij akuzohet se ka vepruar me dashje për t’i shkaktuar dëm kompanisë “Railtrans” e përfitim pasuror kompanisë publike “Trainkos”, gjë që sipas Berishës nuk qëndron.
Tutje avokati Berisha shtoi se i mbrojturi i tij ka pasur dy mundësi para vetes, ose të mos e përfillë rekomandimin e Bordit dhe të rrezikojë të thirret në përgjegjësi penale për shkak të dëmit të shkaktuar të kompanisë në pronësi të shtetit apo që të revokojë licencën dhe të njoftoj “Railtransi” se pse duhet të revokohet kjo licencë.
Mbrojtja e të akuzuarit poashtu ka kundërshtuar edhe dëmin prej 1 milion e 200 mijë euro të konstatuar nga shkalla e parë për të cilin tha se është bazuar në disa draft kontrata të “Railtransi” mirëpo të cilat kanë qenë të nënshkruar vetëm nga ajo vet e jo edhe nga palë tjera dhe se për këtë dëmë nuk ka asnjë ekspertizë financiare për të vërtetuar dëmin e pretenduar.
Ndryshe, aktakuza e përpiluar më 14 tetor 2015, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në tetor të vitit 2015, pretendon se Muçaj, në cilësinë e drejtorit të Departamentit Ligjor dhe të Licencimit të ARH-së, ka lëshuar një vendim në kundërshtim me ligjin.
Ky vendim i 31 marsit 2014, ka të bëjë me revokimin e licencës për transport hekurudhor të mallrave për ndërmarrjen “Railtrans” L.L.C., me seli në Prishtinë.
Sipas prokurorisë, ky veprim i kundërligjshëm i Muçajt, i kishte sjellë përfitime operatorit të vetëm publik dhe monopolist “Trainkos”, duke e dëmtuar kështu kompaninë “Railtrans”, me vlerë prej 1.2 milion euro
Lidhur me këtë rast Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët
Monitorues: Leutrim Himaj
Lajmet në fokus