Dështoi të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarit për krime lufte Djokič

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

14:20 / 18 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Dështoi të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Zoran M. Djokič.

Seanca e sotme nuk u mbajt për shkak të mungesës së mbrojtësit të të akuzuarit Djokič, Ljubumir Pantovič.

Edhe për kundër pritjes për më tepër se një orë nga ana e gjykatës Pantovič, nuk u paraqit në këtë shqyrtim gjyqësor. Gjykata njoftoi se i njejti është ftuar në mënyrë të rregullt mirëpo, nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Andaj, në mungesë të kushteve procedurale për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor gjyqtari i rastit Arben Hoti, morri vendim që seanca e sotme të shtyhet për datë 4 dhjetor 2019.

Ndryshe, në seancën e kaluar të 14 gusht 2019, mbrojtësi i të akuzuarit Djokič, avokati Ljubomir Pantovič, kishte paralajmruar që gjykatës do t’i paraqes alibi për të pandehurin në lidhje me kohën e kryerjes së veprës penale.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Drejtësia Sot, thuhet se Zoran M. Djokitč, në periudhën mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, duke bashkëvepruar me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake ka shkaktuar vuajtje të mëdha, aplikim i masave të frikësimit ndaj popullatës së pambrojtur civile, vrasje, plaçkitja e një qyteti apo një vendi, urdhërimi për zhvendosjen e popullatës civile ose ndaj individëve të veçant civil që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë drejtpërdrejtë në konflikt.

Më tej, sipas aktakuzës Djokič dhe personat e tjerë kanë hyrë me dhunë në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë, ku duke i maltretuar fizikisht dhe psiqikisht i kanë dëbuar nga shtëpitë, ashtu që më të arritur te shtëpia e të ndjerit Hilmi Zeqiraj, të njëjtin e kanë plaqkitur dhe e kanë detyruar që t’i dorëzojnë të gjitha të hollat.

Poashtu, në shtëpinë e të ndjerit e kishin rrahur Shaban Kaliqanin dhe e kanë vrarë Hilmiun.
Gjokiq akuzohet se i ka ekzekutuar me kallashnikov Zeqirin dhe Berishën.  Në këtë ngjarje i vdekur ka mbetur edhe Riza Mamaj.

Me këto veprime i njejti akuzohet se ka kryer veprat penale: Krime e Luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët me Konventën e Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 i KPK-së par.1 të Kodit Penal të Kosoves dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së. Krime lufte në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakonevehttp://www.rolpik.org/mbrojtja-paraqet-alibi-per-te-akuzuarin-per-krime-lufte-gjokiq/ që zbatohen në konflikte të armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar që ndiqen sipas nenit 153 par 1. nën paragraf 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13 dhe 2.15 dhe neni 3 i Kodit Penal të Kosovës.

Lidhur me këtë rast Drejtësia Sot ka raportuar më herët 

Monitoroi: Nita Kusari