Dëgjohen dëshmitarët në rastin e therjes me thikë në Pejë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

12:12 / 08 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

E.P, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë edhe sot në shqyrtimin kryesor është deklaruar i pafajshëm.

Meqenëse i akuzuari u deklarua i pafajshëm kryetari i trupit gjykues konstaton se do të vazhdohet me procedurën e të provuarit dhe njëherësh ftoi palët për të dhënë fjalën hyrëse.

Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj, në fjalën hyrëse deklaroi se gjatë shqyrtimeve gjyqësore në këtë çështje penale kundër të akuzuarit E.P, pas administrimit të provave do të vërtetohet se i pandehuri e ka kryer veprën me te cilën ngarkohet.

Tutje mbrojtësi i të pandehurit E.P, avokati Asdren Mekaj, në fjalën hyrëse deklaroi se pas administrimit të provave të paraqitura nga vetë prokuroria do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturit tim.

Më pas janë dëgjuar 4 dëshmitarët e ftuar për tu dëgjuar sot.

Dëshmitari D.K, deklaroi se qëndron në tërësinë pranë deklaratave të dhëna në polici dhe prokurori, me pas ka shtuar se natën kritike kur ka shkuar në vend të ngjarjes e ka parë V.K, i cili ka qenë i therur të njëjtit i ka ndihmuar duke e larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka dërguar në spital, sa i kujtohet V.K, kishte pasur një thikë në dorë ndërsa dikujt tjetër nuk i ka parë.

Dëshmi ka dhënë edhe dëshmitari B.K, i cili deklaroi se natën kritike ka qenë tek vendi i ngjarjes tutje ka treguar se me të arritur autobusi ka zbrit i dëmtuari V.K, duke përmend emrin e të akuzuarit E.P, i cili është  përgjigj se unë jam me atë rast i dëmtuari V.K, nxjerr revolen dhe e ka godit këtu të akuzuarin, unë kam tentuar për ti ndar por ka qenë tollovi dhe nga pas V.K, me ka therë mua e më atë rast jam larguar duke i lënë të njëjtit duke u rrahur dhe më pas E.P, e ka ther me thikë të dëmtuarin V.K.

Më pas edhe dëshmitari A.K, ka deklaruar se natën kritike e ka parë të dëmtuarin V.K, me një revole duke e nxjerr nga brezi me të cilën e kishte goditur të akuzuarin E.P. Dëshmitari A.K, ka shtuar se përveç të dëmtuarit V.K, nuk i ka parë dikujt tjetër armë ose mjet tjetër.

Ndërsa sa i përket momentit kur i akuzuari E.P, e ka ther të dëmtuarin V.K, dëshmitari ka deklaruara se nuk e ka parë, por e ka parë kur V.K, e ka ther nga pas dëshmitarin B.K.

Tutje dëshmitarja V.B, deklaroi se rrugës duke u kthyer për të hyrë në autobus pasi që e njëjta ishte larguar nga vendi i ngjarjes për shkak të frikës kishte shkelur në një mjet të hekurt nga i cili kishin rrjedhur fishek.

Në vazhdim dëshmi ka dhënë edhe i dëmtuari V.K, i cili  deklaroi se kjo rrahje ka qenë çështje e momentit ndërsa ka kundërshtuar të gjitha deklaratat e dhëna na dëshmitarët e dëgjuar. I njëjti ka shtuar se arsye  rrahjes nuk ka pasur të bëjë me ndonjë mosmarrëveshje paraprake por për një shtyrje krahësh të çastit.

I dëmtuari e ka pranuar që e ka godit të akuzuarin por jo me armë por më thikë e cila ka qenë e tij më pas ka shtuar së është therë nga i akuzuari E.P, duke shtuar se pasi që ka pushuar disa sekonda pas therjes të njëjtit përsëri e kanë sulmuar dhe atë rast nuk i kujtohet se a e ka therur ky dëshmitarin B.K, apo shokët e tij pa qëllim.

Në fund i dëmtuari V.K, ka shtuar se e ka një incizim të ngjarjes i bërë nga persona të pranishëm në vend të ngjarjes dhe të njëjtin mund të ia dorëzoi gjykatës.

Pas kësaj kryetari i trupit gjykues Sami Sharaxhiu, ka deklaruar se shqyrtimi ka përfunduar për të vazhduar me datë 02.12.2019, në ora 13:00, raporton “Drejtësia Sot”.

Në aktakuzën e siguruar nga “Drejtësia Sot”, thuhet se E.P, më datë 17.10.2018, në Pejë, në rrugën “UÇK”, me dashje dhe me thikë ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin e mitur V.K nga Peja.

Aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarit, i cili natën kritike kishte tentuar të privonte nga jeta të dëmtuarin e mitur V.K, e  gjithë kjo kishte ardhur  si pasojë e një mosmarrveshje të mëhershme që kishin pasur palët. V.K, së bashku me të miturin D.K dhe E.K, kishin shkuar tek stacioni i cili gjendet tek vendi i ashtuquajtur “Te Dulia”, dhe në momentin kur udhëtaret kanë hyrë në autobus, i dëmtuari i mitur V.K ishte ofruar afër turmës se njerëzve dhe kishte pyetur se cili ishte E.P, i dëmtuari V.K,  kishte nxjerr revolen dhe e kishte goditur dy herë në kokë të pandehurin, me ç’rast të dëmtuarit  V.K, i bie karikatori i revoles në tokë dhe kur mundohet ta marrë karikatorin nga toka, i pandehuri  e godet me thikë në gjoks, duke i shkaktuar dëmtime të cilat janë evidentuar në ekspertimin mjekësor.

Edhe më herët Drejtësia Sot ka monitoruar këtë rast 

Monitoruar nga Selvije MORINA