Caktimi i ekspertit të ndërtimtarisë, bëri që të shtyhet seanca ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Skënderaj dhe zyrtarës komunale për veprat penale të korrupsionit

Gjykata Themelore , Mitrovicë

Monitoruar nga

16:53 / 07 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pas deklarimit të përfaqësuesit të të dëmtuarës Komunës së Skënderaj, në shqyrtimin e sotëm në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, i cili deklaroi se heqin dorë nga kërkesa pasurore jurdike, kjo për faktin që sipas tij nuk janë të dëmtuar nga kjo ҫështje penale, ashtu që kontrata nuk është tejkaluar dhe vlera e kontratës është paguar siҫ ka qenë e paraparë në kontratë.

Lidhur me këtë kryetari i trupit gjykes, gjyqtari Beqir Halili ka caktuar ekspertin e ndërtimtarisë Qazim Fazliu, për të vërtetuar faktin se a ekziston dëmi në këtë ҫështje penale dhe se a kanë përfunduar punët sipas kontratës së nënshkruar.

Ndër të tjera e pandehura Sanije Ahmeti sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës po akuzohet në cilësinë e inxhinierës së arkitekturës në Drejtorin e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Skënderajt, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër dhe atë organizata e biznesit NNSH” ILEAA-GR. Ashtu që ka kërkuar nga zyra e prokurimit që të bëhet riformatimi- ndryshimi i pozicioneve të parapara me kontratën, të nënshkruar në mes Komunës së Skënderajt dhe kompanisë NNSH” ILEAA-GR”, për rregullimin e pishave të parkut në Skënderaj.

Ndërsa i pandehuri Hasan Shala po akuzohet që në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit ka marrë vendim me anë të së cilit është aprovuar kërkesa, duke ndryshuar pozicionet e punës së rrethojës të parapara me kontratë edhe pse kompania NNSH” ILEAA-GR” kishte filluar realizimin e punëve sipas kontratës.

Gjatë kësaj seance palët po ashtu kanë dhënë fjalën e tyre hyrëse në këtë ҫështje penale.

Prokuroi i rastit Ismet Ujkani në fjalën hyrëse ka thënë se nga provat që do të administrohen gjatë këtij shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se të pandehurit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen sipas aktakuzës.

I njëjti shtoi se kontrata e nëshkruar nuk është impelmentuar ashtu siҫ duhej dhe se e pandehura Sanije Ahmeti ka bërë prezentim të remë të raporteve mbi përfundimin e punëve në rregullimin e parkut te pishat në Skënderaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Hasan Shala, avokati Gani Rexha, ka delaruar se aktakuza është e sajuar, në kundërshtim me ligjin dhe si e till është e pakuptushme. Përveq konstatimit në aktakuzën e prokurosisë se kush janë palët e dëmtuara, nuk është konstuar fakti se ku qëndron ai dëm material, e që sipas tij gjatë shqyrtimit të ҫështjes do të vërtetohen në pafundësi pafajësia e të pandehurit Shala.

Tutje avokatja Drita Shabahaxhaj, e cila në këtë ҫështje penale mbron të akuzuarën Sanije Ahmeti, ka thënë se nga provat që do të administrohen do të vërtetohet pafajësia e të mbrojturës time karshi veprave penale me të cilat ngarkohet me këtë aktakuzë. Ajo shtoi se me fjalë të tjera nuk do të vërtetohet se e mbrojtuar ime ka prezentuar raporte të rrejshme financuesve të projektit, dhe po ashtu nuk do të mund të vertetohet se e njejta ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para për vete apo për dikë tjetër.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 15 korrik 2016, Hasan Shala, në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Skënderajt, si dhe Sanije Ahmeti si inxhiniere e arkitekturës në këtë drejtori, po akuzohen se  duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojë dobi pasurore personi tjetër dhe atë organizata e biznesit NNSH” ILEAA-GR”.

Bazuar në aktakuzë, e akuzuara Sanije Ahmeti si mbikëqyrëse e punimeve të projektit për rregullimin e parkut “Te pishat” në Skënderaj më 28 shtator 2011, ka kërkuar nga zyra e prokurimit që të bëhet riformatimi- ndryshimi i pozicioneve të parapara me kontratën numër 643-11-033-521 të datës 21 korrik 2011.

Kontratë, kjo e cila sipas aktakuzës, ishte e nënshkruar në mes Komunës së Skënderajt dhe kompanisë NNSH ”ILEAA-GR” në Skënderaj, për rregullimin e pishave të parkut në Skënderaj në vlerë prej 88.004,00 euro.

Kurse, i akuzuari Hasan Shala, sipas aktakuzës, më 4 tetor 2011, ka marr vendim me anë të së cilit është aprovuar kërkesa, duke ndryshuar pozicionet e punës së rrethojës të parapara me kontratë edhe pse kompania NNSH” ILEAA-GR” kishte filluar realizimin e punëve sipas kontratës.

Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se ndryshimi i pozicioneve në paramasë nuk lejohet dhe se implementimi është dashur të bëhet në pajtim me kushtet e përcaktuara me kontratën e nënshkruar dhe asnjë kusht i kontratës nuk duhej ndryshuar pas nënshkrimit të saj.

Me këtë akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Përveç kësaj, Sanije Ahmeti akuzohet edhe se si inxhiniere e arkitekturës në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në Komunën e Skënderajt, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo kompaninë NNSH” ILEAA-GR” në Skënderaj ka bërë prezantimin e rremë të raporteve të datës 12 dhjetor 2011, mbi përfundimin e punëve në rregullimin e parkut te pishat në Skënderaj duke cekur se punët janë kryer ashtu siç është paraparë me kontratë.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuara në fjalë ka vënë në lajthim personat e autorizuar zyrtar në kryerjen e pagesave në shumën prej 80.190,00 euro, si dhe në shumën prej 7.814,00 euro edhe pse kompania NNSH” ILEAA-GR” nuk i kishte përfunduar punët ashtu siç ishte paraparë me kontratë.

Me këtë po akuzohet se ka kryer veprën penale “mashtrimi në detyrë” në bashkim real me veprën penale si nën pikën 1 të dispozitivit.

Drejtësia Sot edhe më herët ka monitoruar këtë rast

Monitoruese: Edita Koliqi