Burg dhe gjobë për vjedhjen e laptopit dhe sendeve tjera

Gjykata Themelore , Prizren

Monitoruar nga

16:57 / 07 Nëntor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prizren, shpalli aktgjykim dënues kundër të pandehurit Adonis Shengyl Dadale, i lindur me 05.09.1998 në Prizren, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton “Drejtësia Sot”.

Të pandehurin Adonis Dadale, gjykata e dënoi me gjobë prej 500 euro dhe me burg efektiv në kohëzgjatje  prej 1 viti, pasi që i pandehuri kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Aktakuza përshkruan se në orët e vona të natës së 18 nëntorit 2016, në bashkëveprim me të miturin L.L., duke shfrytëzuar orët e vona të natës, depërtojnë përmes çatisë së kulmit të lokalit, me përdorimin e forcës thyen pllakën e drurit dhe depërtojnë brenda këtij lokali.

Nga ky vend, i pandehuri Dadale së bashku me L.L., arrijnë t’i marrin disa pajisje të punës si burmashinë, makinë të polirit, fleks dore, kompresorë të klimave, dhe një laptop HP, ku pas kësaj ikin në drejtim të panjohur, me ç ‘rast të dëmtuarit V.K. i kanë shkaktuar dëm material.

Drejtësia Sot mëson se ndaj Adonis Dadale janë shpall edhe dy aktgjykime tjera dënuese nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën e njëjtë penale dhe një aktgjykim dënues nga Gjykata Themelore në Pejë, për posedim të paautorizuar të narkotikëve. (Drejtësia Sot).

Edhe me herët Drejtësia Sot ka monitoruar këtë rast 

Monitorues: Uran ZOGAJ