Të akuzuarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, tregti të ndaluar dhe shmangie nga tatimi, Besim Zeqiri, Jeton Zymeri, Gentrit Zymeri, Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Bedri Haliti, Beqir Djaku, Agim Jashari,Liridon Hyseni, Ali Muzliukaj, Canabeg Hyseni, në seancën e se premtes në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre ligjore për tu mbrojtur në heshtje.
Këtë të drejtë, nuk e shfrytëzuan dy të akuzuarit Ukë Atashi dhe Driton Spahia, të cilët u deklaruan lidhur me aktakuzën me të cilën ngarkohen.
Së pari, dha dëshminë e tij i akuzuari Ukë Atashi i cili ka thënë se aktakuza që është ngritur ndaj tij është e pabazë nuk ka asnjë prove që e dëshmon se ai e ka kryer këtë vepër penale.
Me tutje, Atashi shtoj se “numri i telefonit tim nuk ceket askund në këtë aktakuzë, nuk ka asnjë prove ose fotografi qe unë kam pranuar, porosit ose kam shkarkua mall”, ka thënë Atashi.
Në pyetjen e prokurorit Njazi Rexha se a ka qenë pronar i kompanisë “Usa-a”, i akuzuari është përgjigjur, se nuk ka qenë pronar i kësaj kompanie por qenë pronar i kompanisë “Usa-h” të cilën pas vitit 2010 e ka dhënë me qira.
Në vazhdim, i akuzuari u pyet se a e njeh të akuzuarin Besim Zeqir dhe se a kishte porositur derivate të benzinës nga Mitrovica, i akuzuari është përgjigjur me jo.
“Jo asnjëherë, unë kom pas licencë me importua naftë ndërsa jam furnizuar nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, i kam pasur kamionët e mi dhe kaq”.
Më tutje, seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të akuzuarit Driton Spahija, të cilit së pari i parashtroi pyetje mbrojtësi i tij avokati Arben Ramadani.
Në pyetjen e mbrojtësit të tij se prej cilit vit është e hapur pompa e benzinës “Spahija Petroll” në fshatin Studeqan dhe a është ende e hapur kjo pompë, i akuzuari është përgjigjur se kjo pompë është e hapur nga viti 1989 dhe vazhdon të ekzistoj ende.
Më tutje, në pyetjet e mbrojtësit të tij së kush ishte drejtor i kësaj pompë dhe se a është kontrolluar kjo pompë ndonjëherë nga institucionet kompetente i akuzuari ka thënë se drejtor ishte dhe vazhdon te jetë axha i tij XH.S, ndërsa saj përket kontrollës, Spahija ka thënë kjo pompë ishte kontrolluar disa herë por që ka pasur vetëm rezultate të mira.
Në vazhdim, i akuzuari është pyetur nga trupi gjykues se vendi ku i kanë bërë importimet e mallit a janë importua vetëm nga një kompani apo nga më shumë kompani,Spahija ka thënë se importimi është bërë nga kompanitë të ndryshme.
Paraprakisht në ketë seancë kanë dhënë dëshminë e tyre edhe dëshmitaret A.O dhe A.I, të cilët u deklaruan lidhur me shitjen e mbushjeve telefonike të akuzuarve.
Lidhur me këtë, dëshmitarët u deklaruan se të akuzuarit nuk i njohin dhe se nuk kanë shitur asnjëherë mbushje telefonike.
Poashtu, në këtë seancë u refuzua propozimi i palëve që materialet e siguruar a përmes masave të fshehte të vëzhgimit të shpallen prova të papranueshme.
Në vazhdim, pas marrjes në pyetje të akuzuarve dhe duke pasur parasysh se ishte afër përfundimi i orarit të punës, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Avni Mehmeti ka shtyrë seancën e shqyrtimit gjyqësor për datën 30.10.2019.
Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të ngritur më 10 prill 2015, ish- zyrtarët policorë Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj, Bedri Haliti, akuzohen se nga 21 marsi I vitit 2013, e deri më 12 prill 2013, për deri sa kanë qenë në orarin e punës duke punuar në pika kontrolli të ndryshme, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre si persona zyrtarë.
Sipas aktakuzës, vepra është kryer në atë mënyrë që gjerë sa i pandehuri Besim Zeqiri me ndihmësit e tij, kanë transportuar mallra paautorizim, konkretisht derivate të naftës, ata janë njoftuar nga të pandehurit mbi gjendjen në rrugë me qëllim që kur rrugët kanë qenë të lira të bëhet transportimi, duke mos i penguar askush për kryerjen e veprave penale.
Me këtë akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim I pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Përveç tyre, me këtë aktakuzë, Besim Zeqiri, Jeton Zymeri, Driton Spahija dhe Ukë Atashi, akuzohen se në bashkëkryerje, që nga 21 mars 2013 e deri më 12 prill 2013, në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, në vazhdimësi paautorizim kanë shitur-blerë apo edhe shkëmbyer derivate të naftës, paraprakisht duke organizuar rrjetin e shitësve-blerësve si dhe të ndërmjetësve, duke realizuar përfitimin i cili kalon shumën 15.000 euro, ku dhe janë fshehur dhe shmangur pagesës në tatim, tarifave apo dhe kontributeve të tjera që kërkohet me ligj.
Me këtë, ata akuzohen se kanë kryer veprat penale “tregti e ndaluar”, dhe “shmangia nga tatimi”.
Aktakuza po ashtu, ngarkon edhe të pandehurit Agim Jashari, Liridon Hyseni, Etrit Idrizi, Ali Muzliukaj dhe Canabeg Hyseni, për kryerjen e veprës penale, ndihmë për kryerjen e veprës penale “tregti e ndaluar”.
Monitorues Egzon MUSA dhe Edita KOLIQI
Lajmet në fokus