U mbajt shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e zyrëtarëve të UNMIK-ut.

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

16:22 / 21 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Prishtinë, u mbajt shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Bedri N. Krasniqi dhe  Alban H. Dezdari për vrasjen e zyrëtarëve të UNMIK-ut.

 

Në seancën e sotme dhanë deklaratën e tyre dëshmitarët G.K. dhe Xh.F. Kurse për dëshmitarin M.M. gjykata do të lëshojë urdhërëse për sjellje me shoqërim për seancën e radhës.

 

Në deklaratën e tij dëshmitari G.K. në pyetjet e prokurores tha se në kohën që ka ndodhur ngjarja ka qenë hetues dhe që rasti i kujtohet pasi që i nëjtit e ka hetuar.

 

I njëjti deklaroi se lidhur me rastin ka dhënë dëshmi edhe në gjykimin e Shkumbin Mehmeti dhe 12 të tjerëve.

 

“Në vitin 2004 kur ka ndodh vrasja kam qenë duke punuar në njësinë qendrore të hetimit të Kosovës ku dhe jemi informuar se në fshatin Shakovicë ka ndodhur një vrasje e një polici të Kosovës dhe një të huaj”, tha dëshmitari.

 

Në deklaratën e tij, ndër të tjera ai tregoi nga Krim Teknika janë njoftuar se në makinën e gjetur në vendin e ngjarjes  është gjetur një shenjë identifikuese e gishtit të pandehurit Bedri Krasniqi.

 

Në seancën e sotme dësmitari G.K, i’u drejtua të pandehurit  B.K. me fjalët: “I paske hi fesë mirë shumë, ish kon mirë me kallxu krejt çka ka ndodh. Dhe personalisht mendoj se ti ke qenë pjesë e grupit dhe ke marrë pjesë në ngjarjen e vrasjeve të policëve por nuk e di se a ke qenë gjuajtësi apo shoferi”.

 

Kurse i pandehuri B.K lidhur me këtë i tha: “Në zyret e LDK-së dhe me ndikim të Daut Haradinja ka ndiku që me ma montu mu këtë rast”. Por të njëjtën e kundërshtoi dëshmitari i cili tha se si hetues i rastit e ka kryer punën me përgjegjësi të plotë dhe sipas ligjit.

 

Seanca vazhdoi me deklaratën e dëshmitarit Xh.F. i cili kishte qenë shofer i autobusit të ndalur në vend të ngjarjes në natën kritike. I njëjti deklaroi se atë natë pasi ka mbrri në Shakovicë, autobusin e kanë ndal dy policë për kontroll dhe pasi ia kishte marrë lejen i kishin thënë te shkojnë pas tyre.  Dëshmitari tha se gjatë rrugës kishin dëgjuar zhurmë dhë të shtëna. Poashtu, kishte parë një veturë të policisë të kthyer në anën e majtë dhe se ishte vetura e njëjt që e kishte ndaluar. Ai tha se nga frika të gjithë ishin shtrirë në autobus.

 

Pas dëgjimit të dëshmisë së dëshmitarëve, gjykata mori vendim për ndërprerje të seancës dhe e njëjta do të  vazhdojë më datë 11 dhjetor 2019.

 

Sipas aktakuzës së datës 21.07.2017, të Prokurorisë së EULEX-it, të akuzuarit B.K., A.D., B.K., F.Sh., për shkak të kryerjes së veprave penale “vrasje e rëndë” dhe vrasje në tentativë”. Të akuzuarit me 23 mars 2004 në Podujevë, në bashkëkryerje me A. S., F. E. dhe Sh.M., kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë.

 

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, Arsim Rrustollin, të cilit kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendit ligjor. Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut Ramë Zeneli.

 

Për të akuzuarit B. K., F. Sh., Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

 

Ish-Gjykata e Qarkut e Prishtinës, me datë 09.11.2007, e kishte shpallur fajtor Sh.M., të cilin e kishte dënuar me 30 vite burgim, ndërsa i kishte liruar nga akuzat N.K., A. A., A. R., J. S., O.K., F.E., Xh. K., F. Sh., N. K., I. A., Xh.Z. dhe B. K.

 

Monitoruese: Blendë Mjeku dhe Nita Kusari