Shtyhet seanca për ish Shefin e Shërbimeve Publike të Malishevës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

11:54 / 17 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

 

Sot në Gjykatën e Gjakovës është shtyrë senaca ndaj Ismet Mazreku, i akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, pasi në cilësinë e personit zyrtar, si shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka tejkaluar kompetencat e tij, raporton “Drejtësia Sot”.

 

Gjyqtari Nikollë Komani mori vendim për shtyerjen e saj pasi nuk ishte i pranishëm dëshmitari, përfituesi i tenderit M.H edhe pse ishte ftuar disa herë nga ana e gjykatës me ftesë të rregullt. Mirëpo i njejti nuk e kishte arsytuar mos praninë e tij.

 

Prokurori Ramiz Buzhala, deklaroi edhe pse nuk është i pranishëm dëshmitari M.H për qëllim të ekonomizimit të kohës, i propozoi gjykatës pasi që ka paqartësi me llojin e kabllos të caktohet një ekspert për identifikimin e kësaj kabllo. “Poashtu nga depoja qendrore në Prishtinë të kërkohet se kujt i është dorzuar ajo kabllo dhe çfarë kabllo është dorzuar. Nga përsoni përgjegjës të sjellet si dëshmi lirbri i regjistrimeve të depos” shtoi Buzhala.

Ndërsal lidhur me dëshmitarin propozoi që i njejti të sjellet me detyrim.

 

Gjykata pas vlerismit dhe analizmit të propozimit të prokurorit si dhe pajtimin e gjitha palëve, aprovoi këtë propozim. Ndërsa sa i përket dëshmitarit lëshoi urdhërarrest dhe seancën e rradhës e caktoi me 21 nëntor 2019.

 

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 mars 2019 thuhet se në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “Leoni” me seli në Malishevë, të cilën edhe pse e ka pranuar, duke konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njejta është investuar në fshatin Gajrak te Komunës së Malishevës.

Monitoruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula