Sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë ishte paraparë të mbahet seanca ndaj të akuzuarit S.Sh, nga fshatin Lipovec, Komuna e Gjakovës, i akuzuar për fajde.
Mirëpo mos prania e të dëmtuarit E.K, i cili gjendet jashtë shtetit dhe mos prania e disa prej dëshmitarve ka bërë që seanca e sotme të shtyhet.
Gjyqtari Gëzim Pozhegu obligoi babin e të dëmtuarit që në afat prej dy ditësh ta lajmroi gjykatën lidhur me ardhjen e të dëmtuarit nga vendi ku jeton.
Avokatja Feride Xani mbrojtëse e të akuzuarit S.S, i propozoi gjykatës që masa e paraburgimit të zëvëndësohet me masën e arrestit shtepiak. “Nëse është e nevojshme do t’i dorzojë dokumentet e indentifikimit” shtoi Xani.
Gjykata lidhur me propozimin e avokatës do t’i njoftoj palët me vendim të veqant.
Pas kësaj gjyqtari Pozhegu seancën e ka shtyer në kohë të pacaktuar.
Sipas aktkuzës i pandehuri S.Sh në muajin dhjetor të 2017 e deri me 10 maj 2019 për vete ka pranuar shuma jo përporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për përsonin tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të përsonit të tillë në atë mënyrë që për periudhën kohore të lartcekur i pandehuri i ka dhënë shumën prej 500 Euro me fajde të dëmtuarit E.K, ashtu që i njejti është detyruar që për cdo dy javë t’i paguar kamatë në shumën prej 250 Euro dhe se gjatë vitit 2018 i pandehuri i ka dhënë dy herë tjera të holla me fajde të dëmtuarit ashtu që babai i të dëmtuarit i ka paguar 15.000 Euro kamatë, gjersa në vitin 2019 i dëmtuari ka paguar 2.000 Euro kamatë, mirëpo i pandehuri kishte kërkuar edhe 3.200 Euro tjera të cilat janë siguruar nga Policia e Kosovës dhe atë përmes masës së blerjes së stimuluar dhe atë të urdhëruar nga Gjykata.
Monitoruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula
Lajmet në fokus