Në Gjykatën Themelore të Gjakovës u mbajt sot seanca ndaj të akuzuarit D.B, i cili po akuzohet për përdorim dhe shitje të substancave nartoktike.
Mbrojtësi i të akuzuarit Korab Bokshi theksoi se mbetet pranë hudhjes së aktakuzës dhe kundërshtimeve të cilat i ka paraqitur në parashtresë dhe kërkoi nga gjykata të vërtetoi se a është dhënë urdhër për bastisje.
Ndërsa prokurori Ali Uka e kundërshtoi në tërësi hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtiment nga ana e mbrojtjes, pasi sipas tij ka prova të mjaftushme në aktkuzë që e provojnë fajësinë e të akuzuarit D.B
Pas kësaj gjykata do të vendos në lidhje me kundërshtimet dhe me shkresa të veqanta do t’i njoftoj palët.
Sipas aktakuzës i akuzuari D.B me qëllim shitje ka poseduar substancë narkotike, ku sipas informatave të sigurta nga ana e policisë i njejti është ndaluar me datën 24.05.2019 rreth orës 23:30.
I njejti pasi ishte pyetur nga policët se a posedon substancë narkotike,ai ishte përgjigjur” po” dhe i ka dorzuar një paket të cigareve e cila ishte mbushur me substancës të llojit marihuanë. Poashtu gjatë bastisjes së shtëpisë, pikërisht në podrumin e shtëpisë të njejtit i janë gjetur substanë narkotike e llojit marihuane, ku në bazë të raportit të ekzamininit e para ishte 8 gram dhe e dyta 69 gram,I cili menjëherë u arrestua nga policia.
Monitoruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula
Lajmet në fokus