Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, është dhënë fjala përfundimtare dhe është bërë administrimi i provave në konfliktin administrativ të filluar me padi të Solid sh.p.k ndaj të paditurit Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Padia për konflikt administrativ zhvillohet lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me këpuca për Policinë e Kosovës”, raporton Drejtësia Sot.
Përfaqësuesi i palës së paditur, z.Hysni Muhadri, në seancën e sotme ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë vendimit të OSHP-së, si dhe përgjigjjes në padi.
Muhadri ka vazhduar se arsye e anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit është sepse i njëjti operator ekonomik, respektivisht paditësi nuk e ka plotësuar pikën 9.1 pozicionin F të FDT-së apo dosjes së tenderit, respektivisht kriterin lidhur me A-teste laboratorike.
Ndryshe, përfaqësuesi i autorizuar i palës paditëse, avokat Fatos Zeqiri, në fjalën përfundimtare ka thënë se në bazë të provave të ofruara gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se paditësi në bazë të vendimit të Panelit Shqyrtues të Prokurimit është privuar jashtëligjshëm nga dhënia e tenderit, ku në të njëjten procedurë të tenderimit i njëjti fillimisht është shpallur fitues kurse më vonë autoriteti kontraktues e anulon vendimin për dhënien e kontratës.
Sipas vendimit të datës 29.08.2016, një nga arsyet e eleminimit të operatorit ekonomik Solid, sipas kritereve në dosjen e tenderit, është se nga operatorët ekonomik janë kërkuar A-testet laboratorike nga Instituti i Akredituar për A-teste, sipas specifikave të kërkuara në dosjen e tenderit, ndërsa kompania Solid e ka dërguar një çertifikatë nga EMK, institut ky i cili është i akredituar vetëm për kontroll dhe inspektim.
Kompania EMK, sipas profilit të saj publik bënë kontrollin e prodhimeve: Ushqimore, kimike,tekstil dhe të derivateve por jo edhe të lëkurës, thuhet ndër të tjera në këtë vendim.
Monitoruar nga Zanë BUÇINCA
Lajmet në fokus