Mungon i akuzuari, shtyhet gjykimi për të narkotik

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

12:29 / 01 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në mungesë të të akuzuarit L.D nga Gjilani, në gjykatën themelore të Gjilanit, për herë të dytë radhazi – ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore për veprën penale: “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve”, raporton Drejtësia Sot.

Me të filluar shqyrtimi gjyqësor, kryetari i trupit gjykues gjyqtari Zyhdi Haziri, njoftoi të pranishmit se i akuzuari mungesën e tij nuk e ka arsyetuar, dhe si rrjedhojë e kësaj, për seancën e radhës të njëjtit do t’i lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim.

Përveç të akuzuarit, në këtë seancë mungoi edhe dëshmitari J. K, i cili edhe pse i ftuar në mënyrë të rregullt nga gjykata, mosardhjen e tij nuk e ka arsyetuar.

Meqenëse nuk pati kushte ligjore për vazhdimin e gjykimit, seanca u vendos të shtyhet për datë 28.10.2019, nga ora 13:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë në Gjilan, Lulzim Dalipi pretendohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve” sepse më datë 06.07.2011 në kafiterin “ Diablo” në Gjilan, e ka furnizuar me 4.3 gram drogë të llojit “Marihuanë” personin me inicialet L.K. Sipas aktakuzës, pas punës operative të policisë në Gjilan, i njëjti është hetuar dhe zbuluar.

Sipas akuzës për këtë vepër penale kanë qenë të akuzuar edhe personat me iniciale: E.I, L.K, dhe K.R, por të njëjtit në seancat e mëparshme e kanë pranuar fajësinë, raporton Drejtësia Sot.

Drejtësia Sot njofton se kallëzimi penal për këtë rast është ngritur nga Policia e Kosovës më datë 11.10.2011, kurse aktakuza është ngritur më datë 20.04.2012, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

 

Monitorues, Vullnet Bugaqku