Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar, i paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të akuzuarit Skender (Ibrahim) Voca, për veprat penale të korrupsionit.
Skender Voca, sipas aktakuzës së ngritur me datën 22.10.2012, nga ish Prokuroria Publike e Qarkut në Mitrovicë, akuzohet se ka kryer veprat penale Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, Shpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimi, Falsifikim i dokumenteve zyrtare, Falsifikim i dokumenteve dhe Falsifikim i parasë.
Shkak për dështimin e seancës ka qenë mungesa e të akuzuarit, raporton “Drejtësia Sot”.
Gjyqtari i rastit, Bekim Veliqi, tha se nga fletëkthesa e gjykatës konstatohet se pala është shpërngulur nga kjo adresë.
Më tutje gjyqtari Veliqi shtoj se ndaj të akuzuarit me datën 18.12.2015, nga ana e gjykatës është lëshuar letrrështim vendor, me urdhërim që policia e Kosovës të njëjtin ta ndaloj dhe ta arrestoj.
Në këto rrethana seanca e shqyrtimit fillestar u shty për kohë të pa caktuar, kurse ndaj të akuzuarit u konstatua se do të mbetet në fuqi letrrështimi i datës 18.12.2015, me qëllim të ndalimit dhe arrestimit në mënyrë që të zhvillohet procedura penale ndaj tij.
Ndryshe sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, Skender Voca po akuzohet se më datën 17.09.2019 në degën e Bankës Private të Biznesi (BPB) në Terminalin Doganorë në Mitrovicë, në cilësinë e arkëtarit të kësaj banke me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm te të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar paratë në shumë prej 7.762 euro, të cilat i janë besuar atij në bazë të detyrës së tij dhe pozitës brenda personit juridik.
Me këtë akuzohet se kryer veprat penale Përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe Shpërdorim i detyrës zyrtare apo autorizimi.
Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës në të njëjtën datë, kohë dhe vend i akuzuari si person zyrtar i arkëtimit të mjeteve, në dokumentin zyrtar ka shënjuar informacion të rremë duke e falsifikuar dhe duke i nënshkruar faturat në emër te personave të tjerë.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale Falsifikimi i dokumenteve zyrtare
Në dispozitivin e tretë të aktakuzës thuhet se i akuzuari me dije e ka përdorur dokumentin publik te falsifikuar duke e vënë të njëjtin në qarkullim si të vërtet.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve
Me tutje në aktakuzë thuhet se me datën 29.03.2019, në vendin e tij të punës si zyrtar i pagesave në degën e Bankës Private të Biznesit (BPB) në terminalin Doganorë në Mitrovicë, i akuzuari ka vënë në qarkullim para të falsifikuara ashtu që gjatë kontrollimit të arkës në vendin e tij të punës nga një komision i formuar nga Banka Private e Biznesit të njëjtit i u është gjetur një bankënotë e falsifikuar në vlerë prej 100 euro.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale Falsifikim i parasë.
Monitorues Egzon MUSA dhe Edita KOLIQI
Lajmet në fokus