Mbrohen në heshtje të akuzuarit për shitblerjen e substancave narkotike

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

13:42 / 01 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda është mbajtur senaca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve A.I dhe V.A.

Kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi, ka bërë ditur se ka ndryshuar trupi gjykues, kjo pasi që gjyqtari Hamdi Ibrahimi kishte marrë pjesë në kolegjin e caktimit të paraburgimit për të akuzuarin V.A.

Në fjalën hyrëse Prokurorja e shtetit Shemsie Asllani ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj të akuzuarve është argumentuar edhe me anë të transkripteve telefonike të cilat janë marrë nga masat e vëzhgimit dhe përgjimit ku edhe në ditën kritike janë arrestuar dhe aty i është gjetur narkotiku të cilin e kanë poseduar me peshë 10.57 gram dhe para të gatshme.

“Poashtu kjo është vërtetuar kur është bërë ekzaminimi i substancës narkotike e cila sipas ekspertit të forenzikës është marihuanë, e për të cilën është e ndaluar si blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja siç e përcakton ligji” ka thënë prokurorja e shtetit Shemsie Asllani.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit A.I, Asdren Hoxha ka thënë se i referohet fjalës hyrëse të prokurores e cila gabimisht i referohet arrestimit në shumës në vendin e ngjarjes pasi që i mbrojturi i tij nuk është arrestuar në vendin e ngjarjes.

“Poashtu në shumës i referohet edhe sekuestrimit të narkotikëve sepse të njejtat janë sekuestruar nga i akuzuari V.A por jo edhe nga i mbrojturi im”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë gjithashtu se transkriptet telefonike siç i quan prokuroria nuk përmbajn biseda telefonike fjalë për fjalë të të akuzuarve por janë komente të lira dhe interpretim të zyrtarëve policor.

Drita Hoxha, ka thënë se i mbrojturi i saj e ka pasur për përdorim personal të cilin e ka blerë te një person në lagjen “Sante” dhe as nuk ka shitur narkotikë dhe aq me pak të ketë vepruar në bashkëkryerje përndryshe V.A e pranon fajësinë për posedim të narkotikëve.

“ I mbrojturi im nuk e ka pranuar fajësinë  për veprën penale për të cilën është akuzuar “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e substancave narkotike të rrezikshme” dhe të njëjten ta ketë kryer në bashkëkryerje”,  ka thënë avokatja e të akuzuarit V.A, Drita Hoxha.

Të akuzuarit V.A dhe A.I kanë deklaruar se shfrytëzojnë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

Kryetari i trupit gjykues krejt në fund ka bërë të ditur se në këtë çështje penale do të thirren zyrtarët policor të cilët e kanë vërejtur tani të akuzuarin A.I  duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes si dhe zyrtari i cili ka bërë shënimin e transkriptave, krejt kjo me qëllim të vërtetimit të gjendjes faktike.

Kjo sipas gjyqtarit Foniqi do të bëhet pasiqë krejt në fund është shënuar “ pasi vërehet nga pjesëtarët e Policisë, i pandehuri A.I me shpejtësi ik nga vendi i ngjarjes ndërsa te i pandehuri V.A gjendet sasia e lartpërmendur e narkotikut si dhe shënimet e transkripteve përkatësisht deshifrimin e tyre nga zyrtarët policor.

Monitoruar nga Zanë BUÇINCA