Kërcenohet kryetari i trupit gjykues në Gjakovë

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

11:27 / 09 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës është mbajtur seanca ndaj të akuzuarit A.X i cili po akuzohet për falsifikim të parasë, raporton Drejtësia Sot.

Gjatë marrjes në pytje nga ana e trupit gjykues të dëshmitarit D.H i cili njëherit ishte nipi dhe nënpunësi i të akuzuarit A.X në Wester Uninon në Gjakovë, i akuzuari ndërhyen në sugjerimin e përgjigjeve, ku gjyqtari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu i bën vrejte, pasi një gjë e tillë nuk është e lejuar. I akuzuari menjëherë u revoluta dhe i’u drejtua gjykatësit “se ti çdo herë po më kërcenon dhe unë kam të drejtë të flasë, nuk dua të rri në këtë gjykim” duke dalë nga salla i njejti vazhdoi duke i‘u drejtuar gjykatësit Pozhegu “a guxon të me kërcenosh në rrugë, a ta mban do të shihemi në rrugë”-shtoi ai.

Prokurori Ali Uka pas ngjarjes së ndodhur në sallën e gjykimit propozoi që kjo seancë të ndërpritet dhe ndaj të njetit do të inicoi rastin për kanosje ndaj gjyqtarit- shtoi Uka.

Pas kësaj krytari i trupit gjykes e ndërpreu gjykimin në kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur me 11.01.2019 nga ana e Prokurorisë së Gjakovës, i akuzuari A.X nga Gjakova, akuzohet se me datën 17.01.2019 duke e ditur se paraja është e falsifikuar e duke e përdoruar atë me qëllim që ta vë në qarkullim si të vërtetë.

Aktakuza shpejgon se i akuzuari në ditën kritike ka shkuar në Bankën Ekonomike ku ka depunuar shumën e përgjithshme prej 1000 Eurosh në aparatin e Bankës Ekonomike në Gjakovë. Punëtori i autorizuar i Bankës Ekonomike gjatë zbrazjes së aparatit më konkretisht me datën 18.01.2018 kishte vërejtur se në pjesën e aparatit ku ndahen paratë e falsifikuara ishte një kartmonedhë në shumën prej 100 Eurosh, me çka dhe kishte lajmëruar personat e autorizuar.

Monituruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula