Gjykata e Gjakovës ditën e së martës mbajti shqyrtimin për të akuzuarin R.H, i akuzuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor.
Pas leximit të aktakuzës, prokurori Ali Uka bëri ricilësimin e veprës penale nga aktakuza duke e ndryshuar veprën penale nga kodi i vjetër në kodin e ri me arsyetimin se ky ricilësim është më i favorshëm për të njejtin.
Pas ricilësimit, i Sh.K pranoi fajësinë, gjë të cilën nuk e kundërshtoi prokurori dhe i dëmtuari S.TH, duke i kërkuar kompensim dëmit material dhe jomaterial.
Gjykata e aprovoi fajësinë nga ana e të akuzuarit, duke vazhduar me fjalën përfundimtare.
Prokurori Uka në fjalën e tij përfundimtare i propozoi që të njejtin ta shpall fajtor dhe ta gjykoj në bazë të ligjit. Fjalë të cilat i mbështeti edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Feride Xani. Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Rasim Hoti në fjalën e tij përfundimtare i propozoi gjykatës që t’i marrë parasysh rrethanat lehtësuese për të mbrojturin e tij.
Pas kësaj, gjyqtari Gëzim Pozhegu caktoi ditën e sotme për shpalljen e aktgjykimit.
Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzën me 7 shkurt të vitit 2019.
Sipas aktakuzës i akuzuari SH.K me datën 01.01.2019 në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit të dëmtuarit S.Th poashtu nga i njejti fshat me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor në atë mënyrë që ditën kritike rreth orës 16:20 minuta, i akuzuari Sh.K derisa ishte duke drejtuar automjetin në rrugën Dejnë-Qifllak në qastin kur arrin në afërsi të shitorës “Kabashi” me të vërejtur të dëmtuarin S.Th i cili ishte duke ecur në këmbë e rritë shpejtësinë e automjetit duke e goditur kështu në pjesën e poshtme të trupit të tij përkatësisht në këmbë.
Monitoruan : Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi.
Lajmet në fokus