I akuzuari për grabitje në tentativ, pranon fajësinë

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

12:55 / 30 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

I akuzuari D.N që në shqyrtimin fillestar pranoi fajësinë lidhur me veprën penale grabitje në tentativ.

 

Lidhur me pranimin e fajësisë prokurori Ali Uka, i propozoi gjykatës që ta aprovoi fajësinë e të akuzuarit D.N.

 

Poashtu edhe mbrojtësi i palës së dëmtuar Adem Jashari mbështeti fjalën e prokurorit ndërsa sa i përket dëmit, ai theksoi se ky dëm te familjarët përveq lëndimeve trupore ka shfaqë edhe ankth.

 

Andaj do të drejtohem në procedurë të veçant civile dhe i bashkangjitem ndekjes penale shtoi Jashari.

 

Palët e dëmtuar J.I dhe M.I mbështesin fjalët e mbrojtësit të tyre. Poashtu J.I shtoi  se i njeti është lënduar me thikë nga këtu i akuzuari dhe kërkoi të respektohet ligji.

 

Ndërsa mbrojtësi i të akuziarit D.N, avokat Ergjymet Barbullushi, deklaroi se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme, andaj kjo fajësi duhet të pranohet edhe për faktin se në të gjitha procedurat sidomos në atë hetmiore e ka pranuar fajësinë.

 

Poshtu shtoi se gjykata në lidhje me caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit duhet të ketë parasysh disa rrethana.

 

Njëra ndër to është edhe fakti se i mbrojturi im është dorëzuar vet te oragnet e policisë në mënyrë vullnetare deklaroi Barbullushi.

 

Ai poshtu i propozoi gjykatës që të mbrojturin e tij ta dënoi me dënim të kushtëzuar.

 

Pas fjalëve të avokatit, i akuzuari kërkoi falje ndaj palës së dëmtuar dhe deklaroi se ishte i mashtruar  nga A.D, pasi ai asnjëherë nuk kishte qenë në Rahovec.

 

Pas kësaj saj gjyqtari Nikollë Komani aprovoi pranimin e fajësisë lidhur me veprën penale dhe caktoi ditën e nesërme për shpalljen e aktgjykimit në ora 13:30.

 

Vlen të ceket se i akuzuari D.N gjendet në paraburgim nga data 05.06.2019, ndërsa A.D gjendet në arrati.

 

Sipas aktakuzës D.N akuzohet se ka kryer veprën penale të grabitjes në tentativë, ku së bashku me A.D të paisur me armë zjarri dhe maska të kamoflluara, kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarve J.I dhe M.I, ku ishin prezentë edhe familjarët tjerë si gra dhe fëmijë të vegjël duke kërkuar para.

 

Aktakuza më tutje shpjegon se aty fillon përleshja ku dhe njëri nga të pandehurit godet J.I me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

 

Moniturauan:Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula