Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për policin e Njësisë Speciale që u arrestua për haraç

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

14:53 / 15 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për policin A. K. dhe qytetarin N. SH., të cilët u arrestuan të shtunën nën dyshimin për veprën penale “Detyrim”, raporton Drejtësia Sot.

Sipas burimeve të Drejtësia Sot polici A. K. dhe qytetari N. SH dyshohet se kishin kërkuar 30 deri në 35 mijë euro nga viktima R. A. për t’ia nxjerrë banesën që e kishte blerë nga një suharekas, por që nuk kishte arritur ta posedonte e shfrytëzonte asnjëherë.

Ndryshe, A. K u prangos me datë 13.10.2019 në Prishtinë bashkë me qytetarin N. SH., nën dyshimin për veprën penale “Detyrim”.

Për këtë ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate ku thuhej se polici, pjesëtar i Njësisë Speciale Operative dhe i dyshuari tjetër u arrestuan rreth orës 11:00 në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Haraçi” i cili nisi pas pranimit të një informate nga Ispektorati Policor i Kosovës se të dyshuarit kishin kërkuar haraç.

Mw tutje nw komunikatw thuhej se dy të arrestuarit janë zënë në flagrancë ndërsa me vendim të Prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Monitoruar nga Leutrim Himaj