Prishtinë – dështon të mbahet seanca gjyqësore te rasti i njohur “Fondi 3%”. Ku i akuzuar është ish deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Osmani.
Edhe pse, salla ku do mbahej gjykimi ishte e mbushur me njerëz, duke pritur për fillimin e shqyrtimit gjyqësor për më shumë se 1 (një) orë askush nuk lajmëroi për shtyrjen kësaj seance.
Nga burime dytësore, kuptohet se prokurori Atdhe Dema, kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhet për arsye se i njëjti sot në ora 11:00, kishte intervistën për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Andaj, kjo dyshohet të jetë arsyeja e shtyrjes së seancës.
Ndryshe, kjo mos përgjegjësi e gjykatës është treguesi më i mirë i joefikasitetit dhe llogaridhënjës së sistemit gjyqësor.
Kujtojmë se, pas përfundimit të seancës së kaluar kishte ngacmime nga ish deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Osmani drejtuar prokuroit Dema.
Poshtu, në këtë seancë ishte paraparë që të bëhej dëgjimi i ekpertit Blakaj, mirëpo për shkak të mungesës së tij, gjykata vazhdoi me administrimin e provave.
Ndryshe, shqyrtimi fillestar lidhur me këtë lëndë ishte mbajtur nga gjyqtarja, Albina Shabani-Rama.
Në këtë seancë, gjykatësja Shabani-Rama kishte marrë vendim për veçimin e procedurës penale ndaj Bujar Bukoshit, për arsye shëndetësore të të njëjtit.
Më tutje, më 26 tetor 2018, gjykatësja Shabani-Rama kishte mbajtur edhe shqyrtimin e dytë ndaj të akuzuarve Osmani dhe Gashi, e të cilët brenda afatit ligjor kishin paraqitur kundërshtimet për provat dhe kishin ushtruar kërkesë për hudhje të aktakuzës.
Mirëpo, gjykatësja Shabani-Rama, më 3 dhjetor 2018, kishte marrë vendim që të refuzoheshin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
Lidhur me këtë, të akuzuarit Osmani dhe Gashi, kishin ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, e cila më 17 janar 2019, kishte refuzuar këto ankesa, duke konfirmuar aktakuzën në fjalë.
Ndërsa, më 18 janar 2019, kjo lëndë i ishte bartur në punë gjyqtarës së Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Medie Bytyçi.
Sipas aktakuzës, të siguruar nga burimet e Drejtësi Sot, të pandeheurit Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, akuzohen se gjatë periudhës 2006-2015, duke vepruar si anëtar të bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), së bashku me Bujar Bukoshin, ndaj të cilit është veçuar procedura, janë shmanguar të pagujnë tatimin Administratës Tatimore të Kosovës në vlerë prej 3510 euro dhe shpërdorim të fondeve në vlerë prej 154, 132, 47 euro.
Më tutje, aktakuza sqaron se gjatë kësaj periudhe në bashkëkryerje me njëri tjetrin, me qëllim për t’i sjellë vetës apo tjetrit dobi pasuror të kundërligjshmë e kanë përvetësuar pasurin e luajtshme të personave tjerë e cila i’u është besuar atyre. Ku në të ashtuquajturin fondi 3%, qytetarët e Kosovës, të punsuar jashtë vendit duke e parë gjendjen e rënduar ekonomike në atë kohë në Kosovë, jepnin donacione varësisht nga mundësit e tyre financiare 3% deri në 10%, para të cilat deponoheshin në llogarinë e OJQ UFORK, të njëjtit kanë tërhequr me para në dorë (kesh) shumë prej 154.132.47 euro të cilat nuk i kanë arsyetuar se për çfarë i kanë shfrytëzuar.
Monitoruar nga Nita Kusari
Lajmet në fokus