Nën udhëheqjen e gjyqtares speciale Valbona Musliu Selimaj, ka filluar shqyrtimi gjyqësor ndaj personave të me iniciale XH.I, F.I., Z.M., N.S., A.B, M.B, B.S, H.S, I.J, U.J, J.J, D.B, H.A, G.Z, R.B, A.A, A.D, J.M., dhe A.I.i, raporton Drejtësia Sot.
Ata po akuzohen nga Prokuroria Speciale për organizim apo pjesëmarrja në grup kriminal, kontrabandim të mallërave dhe tregti të ndaluar.
Pas leximit të aktit akuzues nga ana e prokurorit special Sylë Hoxha, të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale me të cilat i ngarkon organi i akuzës.
Sipas aktakuzës, këta të pandehur dhe tre të pandehurit e tjerë E.A, F.A dhe B.Xh, të cilët gjenden në arrati e ndaj të cilëve janë pezulluar hetimet, të cilët duke pasur rolin drejtues në këtë grup kriminal së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kanë arritur që në mënyrë shumë të sofistikuar të organizojnë veprimet kriminale në bazë të të cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme, në mënyrë të kundërligjshme, dhe gjatë periudhës kohore prej muajit korrik 2017 e deri me 2 gusht 2018 në vazhdimësi deri më tani përmes veprimeve të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovë, konkretisht Doganave të Kosovë dhe Administratës Tatimore të Kosovës, duke përfituar kundërligjshëm shumën prej 350,000.00 euro vetëm nga kontrabandimi i mallërave të ndryshme si cigare pa banderola dhe me banderola të Maqedonisë së Veriut, duhan të papërpunuar (refuz), tekstil, vajëra motorik, bagëti, shpezë (pula), fara të kungullit dhe badema. Me këto veprime të kundërligjshme nga ky grup i organizuar kriminal dëmi i shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës kalon shumën e lartëcekur.
Monitoruese Ermirë Januzi dhe Biondina Zeneli
Lajmet në fokus