Është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin ndaj ish-zyrtarit komunal i akuzuar për mashtrim

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

15:30 / 25 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pranë Gjykatës në Pejë është dhënë fjala përfundimtare në shqyrtimin gjyqësor ndaj Budak Shala, ish-zyrtar i kabinetit të kryetarit të Komunës së Pejës, i cili më nuk po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare mirëpo për vepër penale të mashtrimit.

Prokurori Ardian Hajdaraj, deklaroi se fjalën përfundimtare e ka përgatitur në formë të shkruar dhe të njëjtën ia dorëzoi gjykatës. Ndërsa në elaborimin e saj në pika të shkurtra prokuroi shtoi se me administrimin e gjitha provave dhe me dëgjimin e dëshmitarëve është provuar se i akuzuari Shala, ka kryer veprën penale të mashtrimit. Andaj i njëjti i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin ta shpall fajtor ta dënoj sipas ligjit dhe ta obligoj në pagesën e shpenzimeve procedurale si dhe ndaj ti të shqiptohet edhe dënim plotësuese ndalimi i ushtrimit të profesionit në administratën publike.

Tutje edhe mbrojtësi i të akuzuarit avokati Idriz Ibraj, fjalën përfundimtare ia dorëzoi gjykatës në formë të shkruar. I njëjti shtoi se në tërësi e kundërshtojnë aktakuzën si jo të bazuar dhe të gjitha provat në të cilat mbështetet aktakuza si të pa vërteta. Gjatë gjithë seancave te mbajtura me asnjë ndryshim nuk është konstatuar se këtu i akuzuari ka kryer veprime të tjera pos atyre që i ka pranuar e që nuk kanë të bëjnë me vepra penale. Pretendimet e prokurorisë se është dëmtuar Komuna e Pejës nuk qëndrojnë. Andaj kërkojmë që aktakuza të hudhet si e pabazuar dhe i akuzuari Budak Shala, të lirohet nga përgjegjësia penale.

Ndrysa i akuzuari Budak Shala, deklaroi se e përkrahë fjalën e mbrojtësit të tij ndërsa kërkoi nga trupi gjykues qe gjatë marrjes se vendimit te behet një krahasim i teknikave të vendimit në fjalë dhe shkresave të tjera të lendes dhe do të kuptohet se nuk kamë përpiluar të njëjtin.

Më pas kryetari i trupi gjykues Sylë Lokaj, konstatoi se shqyrtimi gjyqësor ka përfunduar ndërsa shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 29.10.2019, në ora 15:00, raporton “Drejtësia Sot”.

Vlen të përmendet se kjo çështje ishte zhvilluar deri në fazën e fjalës përfundimtare mirëpo para dhënies së saj prokurori Ardian Hajdaraj, kishte bërë rikualifikimin e veprës penale nga keqpërdorim i detyrës zyrtare në vepër penale të mashtrimit për të akuzuarin Budak Shala.

Ndërsa ndaj të akuzuarit E.D, qe akuzohej për vepër penale të mashtrimit është tërhequr nga ndjekja penale.

Sipas aktakuzës me datë 28.04.2016, thuhet se i akuzuari Budak Shala, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka tentuar ti shkaktojë dëm material Komunës së Pejës. I njëjti duke punuar në zyrën e kabinetit të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka përpiluar vendimin me numër 400-58874/2016, kinse te aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të Komunës së Pejës, pastaj ia ka dërguar kryetarit të Pejës, të cilin e ka vënë në lajthim dhe pa e kontrolluar i njëjti e ka nënshkruar së bashku me vendime të tjera.

Më tutje aktakuza i sqaron veprimet e të akuzuarit i cili vendimin e nënshkruar ia përcjell kompanisë “Citroen”, ë Pejë, pronar i të cilës ishte E.D, duke ia njohur të drejtën si operator ekonomik kontraktues për çdo veturë kompensim ditor 5 euro, mbi bazën e të cilit kjo kompani ka parashtruar kërkesën për ekzekutim në shumë prej 414 mijë e 988 euro.

Monitoruese Selvije MORINA