Gjykata e Pejës, ka dënuar të akuzuarin Fatin Qelaj, me 2 (dy) vite burgim me kusht që i njëjtit të mos kryej vepër të re penale në periudhën prej 2 (dy) viteve, raporton “Drejtësia Sot”.
Sipas aktgjykimit të shpallur pasditen e së premtes Fati Qelaj, obligohet që në emër të shpenzimeve gjyqësore të paguaj shumën prej 100 (njëqind) euro, ndërsa shumën prej 40 (katërdhjetë) euro për paushallin gjyqësor dhe 50 (pesëdhjetë) euro në emër të kompensimit të viktimave.
Vlen te theksohet se me herët gjatë ditës i akuzuari Fati Qelaj, kishte pranuar fajësinë duke shprehur keqardhje për atë që kishte ndodhur dhe i kishte kërkuar falje të dëmtuarit.
Sipas aktakuzës së siguruar “Drejtësia Sot”, Fati (Ardian) Qelaj i lindur me datë 20.02.2000, akuzohet se me datë 09.02.2019, në Pejë, me saktësisht përballë lokalit “Fox Bar”, me mjet të rrezikshëm (boks të hekurit me pjesën e shtuar-thikë), të dëmtuarit U.G, i shkakton lëndim të rëndë trupor që rezulton me shëmtim të përhershëm në anën e majtë të fytyrës së tij, me ç ‘rast ka kryer veprën penale “Lëndim i Rëndë Trupor”.
Monitoruese: Blerta KELMENDI, Selvije MORINA
Lajmet në fokus