Nagjije Hasani, e kthyer nga Siria në prill të këtij viti është shpallë fajtore e dënuar me 2 vite burgim me kusht, me periudhë mbikqyrjeje prej 3 viteve.
Si dënime plotësuese poashtu do të ketë vizitë periodike nga zyrtarë të shërbimit sprovues dhe vizitë sistematike nga psikologu.
Sipas aktakuzës, me datë 26.09.2014 e pandehura Nagjije Hasani, me dashje së bashku me bashkëshortin e saj Adnan Hasanin dhe me tre fëmijët e tyre si dhe me kunatin Ekrem Hasanin dhe kunatën Valbona Hasanin, kanë kaluar pikën kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të shtetit të Maqedonisë Veriore për në Turqi dhe kanë vazhduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri – Irak me qëllim që t’i bashkangjiten grupeve terroriste “ISIS”.
Gjithmonë sipas aktakuzës, gjatë qëndrimit në këto zona të luftës, duke lëvizur nga një vend në tjetrin, nga shteti islamik kanë pranuar nga 300 dollarë në muaj, se gjatë qëndrimit në zonat e luftës e pandehura ka përdorur një armë kallashnikov, se bashkëshorti i saj ishtë bërë roje dhe ushtar në zonat e luftës dhe kohë pas kohe është kthyer në shtëpi i armatosur dhe se në shtëpinë ku kanë jetuar janë vizituar nga musafirë të ndryshëm në mesin e tyre edhe Lavdrim Muhaxheri të cilin e pandehura e kishte shërbyer me kafe dhe ushqim, ku e njëjta ka qëndruar derisa në mënyrë të organizuar janë kthyer – riatdhesuar në Kosovë me datë 20.04.2019.
Monitoruese: Ermirë Januzi dhe Blendë Mjeku
Lajmet në fokus