Dënohen me burg dy të akuzuarit për tentim vrasje në qendrën e paraburgimit në Lipjanit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Leotrim Himaj

12:31 / 24 Tetor 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj V. A. dhe L. L., me të cilin i ka dënuar me nga 1 vit burgim nën akuzën për tentim-vrasje ndaj të miturit A.M. V.A. dhe L.L. akuzohen se më 19 maj 2018, rreth orës 18:10, në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan, kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.M.

Sipas prokurorisë, përderisa i dëmtuari kishte dalë për të shëtitur në oborrin e qendrës së paraburgimit, V. A. dhe L. L. e kishin sulmuar duke e goditur disa herë me mjete të mprehta të punuara nga metali.

Të akuzuarit në fjalë e kishin goditur në pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin A.M. duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas aktakuzës, motivi i kësaj tentim vrasje, ishte mosmarrëveshja rreth një borxhi të mëparshëm.

Ndryshe me datë 22.10.2019, ishte mbajtur shqyrtimi fillestar, në të cilin të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë.

http://www.rolpik.org/te-akuzuarit-per-vrasje-ne-tentative-e-pranojne-fajesine-ne-shqyrtim-gjyqesor/.

Monitoruar nga Leutrim Himaj