Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media të lëshuar sot, ka njoftuar se më urdhërin e saj, Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Kjo vepër penale është në kundërshtim me Ligjin Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë.
Poashtu R.D., dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit.
Drejtësia Sot do të njoftoj publikun e gjërë lidhur me të gjitha veprimet që do të ndërmerren për këtë rast.
Monitorues Liridon SALIHI
Lajmet në fokus