Agron Mustafa, ish Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, në periudhën kohore prej 19.02.2015 deri më 24.05.2017, ka vendosur që të mbrohet në heshtje, lidhur me ҫështjen penale në të cilën po akuzohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ne seancën e zhvilluar në Departamentin e Krimeve të Rënda, i pandehuri Mustafa ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë deklaratave të dhëna në polici si dhe ka vendosur të mbrohet në heshtje.
Nga ana e Prokurorisë Speciale, Agron Mustafa akuzohet se i njejti duke mos qenë kompetent ka lidhur Marrëveshjen për ekzekutimin e vendimit final të arbitrazhit, e poashtu me dashje dhe më qëllim t’i shkaktoi dëm kompanisë “Dardafon.net”LLC, nuk e ka respektuar kontratën e lidhur më datë 16.01.2009, që kjo kompani e kishte lidhur me PTK-në.
Sipas aktakuzës, i pandehuri është fajtor për shkak se me mos repektimin e kësaj kontrate, ka ardhur deri te vonesa në liferimin e sim-kartelave, mos furnizimi me bllokun e numeracionit dhe nuk i ka dhënë shërbimet 3G dhe 4G, të dëmtuarës “Dardafon.net”LLC, tash “Z-Mobile”.
Për të njejtën ҫështje penale janë duke u akuzuar edhe Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të cilët sot, për dallim nga i pandehuri Agron Mustafa, janë deklaruar rreth mbrojtjës së tyre.
Monitorues Liridon SALIHI dhe Zane Buҫinca
Lajmet në fokus