Departamenti për Krime të Rënda, kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka-Mekaj, ka vendosur që me aktpërcjellës lëndën ndaj të akuzuarve Altin Nuredini dhe Ajront Tullari, ta transferoi në Departamenint e Përgjithshëm për shkak të hyrjes në fuqi të Kodit të ri penal.
Këtë propozim e bëri prokurori i rastit Armend Hamiti, i cili tha se me rastin e hyrjes në fuqi të Kodit të ri penal, vepra penale për të cilën akuzohen të pandehurit parasheh dënim më të butë , me këtë rast duhet të bëjmë rikualifikim e veprës penale dhe i propozoi gjykatës që këtë lënd të e dërgojnë në Departamentin e Përgjithshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë me datë 31.05.2018 ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Altin Nuredini dhe Ajronit Tullari, pasi që me datë 22.03.2018, rreth orës 23:30 në Prishtinë e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta mbretëse dhe prerëse tashmë të dëmtuarin Dorant Bucollin.
Si rrjedhojë, të pandehurve, në bashkëkryerje iu ngarkohet vepra penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Monitoruar nga Nita Kusari dhe Liridon Salihi
Lajmet në fokus