Rasti “çekiqi”me tensione në sallën e gjykimit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:29 / 19 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gëzim Ratkoceri dhe Osman Spahiu, familjarë mes vete, po vazhdojnë të gjykohen për vrasje të rëndë ndaj Naim Hajrizit i cili ka mbetur i vrarë. Dyshohet se kjo është bërë për borxh, shumë jo e madhe parash.

 

Tensione mes familjarëve të të akuzuarve, kërcënime drejtuar avokatëve, e akuza ndaj njëri-tjetrit, e kanë shoqëruar vazhdimisht këtë shqyrtim gjyqësor.

 

Edhe sot, seanca nisi me tensione.

 

Para vazhdimit të dhënies së mbrojtjes nga ana e të akuzuarit Osman Spahiu, fjalën e ka kërkuar i akuzuari Gëzim Ratkoceri. I njëjti ka treguar për ditën kur në burgun e Dyzit, i akuzuari Osman i përmend 50 mijë euro të cilat duhet t’i jepen prokurores së rastit për të heqë dorë nga aktakuza.

 

I akuzuari Gëzim thotë se kjo ka qenë gënjeshtër e Osmanit për të marrë paratë sepse nuk dyshon aspak se prokurorja mund të ketë kërkuar një gjë të tillë.

 

Këto akuza i mohon në tërësi i akuzuari Osman, thotë se as prokurorja nuk ka kërkuar para dhe as familjarët e tij.

 

I akuzuari Osman vazhdon të tregoj për ditën kritike . Mohon të ketë pasur lidhje me vrasjen e Naim Hajrizit. Thotë se të ndjerin e ka njohur vetëm si person por asnjëherë nuk ka pasur punë me të.

 

Sipas aktakuzës, për shkak të një borxhit që i kanë pasur të akuzuarit Gëzim Ratkoceri e Osman Spahiu, viktimës Naim Hajrizi dhe pamundësisë për t’a kthyer, e marrin viktimën, e lidhin dhe e godasin me çekiq. Pastaj i’a vendosin një qese në kokë dhe e djegin trupin e tij në mënyrë që t’i fshehin gjurmët.

 

Që nga ajo ditë e deri tash kur kanë kaluar më shumë se 10 vjet, Gëzim Ratkoceri e Osman Spahiu , gjenden në paraburgim.

 

Nga shkalla e parë, dy të akuzuarit janë dënuar me nga 30 vjet burgim pasiqë janë shpallur fajtor për këtë vrasje. Lënda është kthyer në rigjykim.

 

Monitoruese: Ermirë Januzi