Këshilli Gjyqësor i Kosovës nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.
Këshilli aprovoi kërkesën e U.D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullim nga detyra të gjyqtarit Sali Berisha, thuhet në komunikatën e KGJK-së, raporton “Drejtësia Sot”
KGJK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve përgjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.
Gjyqtari Berisha është arrestuar në një operacion të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Monitoruese: Blerta KELMENDI, Selvije MORINA
Lajmet në fokus