Sot, në Gjykatën e Gjakovës ishte paraparë që të dëshmonte edhe G.N nga Inspektoriati Policor i Kosovës i cili e kishte bërë kallximin penal në lidhje për rastin e dy policëve I.D dhe B.Sh të cilët po akuzohen se në pikën kufitare Qaf-Prush, duke mos qenë kompetent kanë lejuar hyrjen e mallrave, duke i shkaktuar dëm material Kosovës me vlerë 564.60 euro.
Kujtojmë se këtë propozim e kishte bërë përfaqësuesi i akuzës prokurori Ali Uka në shqyrtimin e kaluar.
Dëshmitari G.N i cili është hetues në Inspektoriatin e Policisë së Kosovës për gjykatën deklaroi se rasti ka ndodhur në vikend, i njejti është njoftuar të hënën nga shefi i tij. Janë tri veprime të mia të cilat janë ndërmarrë, rastin administrativisht e kanë kryer policia kufitare, mandati ligjor pjesa e tjetër e rastit ka ardhur e kompletuar janë intervistuar të dy të dyshuarit dhe është ushtruar kallëzimi penal, theksoi hetuesi G.N.Detyra e policëve është të kontrollojnë personat automjetet ndërsa për kontrollimin e mallrave nuk e di vazhdoi i njejti.
Sipas njohurive të hetuesit kur nuk funksionon sistemi SMIS është një libër i veqantë ku shënohen përsonat që kalojnë pikën kufitare.
I akuzuari I.D për gjykatën deklaroi se deri me datën 06 prill të vitit 2018 ka kryer punën e zyrtarit policor në pikën kufitare Qafë- Prush për kontrollimin e automjeteve dhe përsonave.
Ditën kritike ka ardhur një makinë e llojit “Pikap” ku me të ndalur automjetin shoferi i cili ka qenë duke drejtuar automjetin më është ankuar duke më thënë se më prishen dredhzat deri nesër, ku pas kontrollimit të automjetit dhe pas konsultimit me kolegun tim kemi vendosur që ta lejojmë që të kaloj kufirin.Nuk i kemi regjistruar në sistemin SMIS pasi që nuk ka qenë hera e parë që ky sistem nuk punonte.I regjistrojmë me formularë por atë ditë nuk kemi pasur formularë.
Gjatë marrjes në pyetje nga ana e prokurorit Ramiz Buzhala i akuzuari I.D, i’u drejtua me “qka janë këto fjalë të kafes” duke bërë që prokurori Buzhala ti përgjigjet me fjalët “që ti nuk je kompetent për të folur në këtë mënyrë dhe tash do të shohësh qysh janë fjalët e kafës”, duke vazhduar kështu me pyetjet tjera.
I akuzuari I.D deklaroi se automjetin e dytë të tipit “Citroen” e ka kontrolluar kolegu im B.Sh pasi që unë kam qenë duke biseduar në telefon.
Prej momentit të kësaj ndodhie jemi në masë ndëshkuese në sistemin e menagjimit të kufirit në Ponushec përkatësisht si patrullues dhe vlen të ceket se së bashku me të akuzuarin tjetër nuk jemi në ekip të njejtë, shtoi i akuzuari I.D.
Ndërsa i akuzuari B.Sh deklaroi se ne datën 6 prill të vitit 2018 në punë ka qenë së bashku me kolegun tjetër të akuzuarin I.D, roli i tij ditën kritike ka qenë si regjistrues i përsonave dhe automjeteve ndërsa kolegu si kontrollues i mallrave. Dy automjetet i kemi lëshu pasi që kemi vlersu se nuk kanë shumën mbi 175 euro.
Automjetin e dytë të markës “Citroen” nuk e kemi kontrollu pasi që kam menduar që janë punëtorë dhe e kam lëshuar të kaloj.
Pas kësaj gjykata caktoi datën 4 tetor të vitit 2019 në ora 14:30 minuta.
Në prill të 2018, duke qenë në cilësinë e zyrtarëve policorë B.Sh së bashku me I.D në pikën kufitare Qaf-Prush kanë lejuar hyrjen e mallrave komerciale.
Sipas aktakuzës dy zyrtarët policor kishin lejuar që dy automjetet e ngarkuara me mallra komerciale të hynin në territorin e Kosovës, duke mos i regjistruar në sistemin SIMS. Në atë kohë dhe në atë pikë kufitare nuk kishte oficer doganor si kompetent për të lejuar hyrjen e mallrave.
Në aktakuzë më tutje thuhet se automjetin e parë të ngarkuar me perime dhe fruta të ndryshme e drejtonte M.T, ndërsa automjetin e dytë i cili kishte 40 kuti me dredhëza, e drejtonte B.Gj.
Monitoruan: Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi
Lajmet në fokus