Mbahet shyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për përvetësim në detyrë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Nita Kusari

10:49 / 26 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuari për përvetësim në detyrë, M.S.

 

Në seancën e sotme u bë leximi i aktakuzës nga prokurori i rastit Rafet Halimi.

 

Pas leximit të aktakuzës, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale e cila i ngarkohet.

 

Më tutje, i njëjti deklaroi se nuk kishte dijeni që është ngritur aktakuzë për përvetësim në detyrë pasi që ai akoma vazhdon të punoj në të njëjtin vend të punës për të cilën akuzohet që e ka dëmtuar duke përvetësuar dobi pasurore në vlerë të përgjithshme prej 18.271.96 euro.

 

Sipas aktakuzës së siguruar nga burimet e Drejtësia Sot, i pandehuri akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar- agjent i sigurimeve në kompaninë e sigurimeve “ Kosova e Re”, gjatë periudhës kohore 2014-2015 me qëllim që vetit ti sjellë përfitime kundërligjshme dobi pasurore në atë mënyrë që i njëjti përmes faturave fiktive të cilat i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar në arkën e të dëmtuarës, i njejti e ka tërhequr shumën e parave në vlerë të përgjithshme prej 18.271.96 euro.

 

Monitoruar nga Nita Kusari dhe Biondina Zeneli