Jap mbrojtjen i akuzuari për vrasjen e mbetur në tentativë

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Selvije Morina

13:04 / 19 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore Pejë- Departamenti i Krimeve të Rënda, këtë të enjte ka vazhduar shqyrtimin gjyqësor ndaj Ç.G, i akuzuar për vepër penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Pasi që në shqyrtimin e kaluar është bërë leximi i provave materiale, kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, ka deklaruar se shqyrtimi sotëm do të vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit E.Gj, dhe me mbrojtjen e të akuzuarit Ç.G,.

Ndryshe pas dëgjimit të dëshmitarit i cili deklaroi se ishte i pranishëm ditën kritike dhe se i njëjti pas pyetjeve të bëra nga ana e prokurores Valbona Disha Haxhosaj, tregoj gjithë ngjarjen që e ka parë po në atë ditë, gjykata ka vazhduar me dëgjimin e mbrojtjes së të akuzuarit.

I akuzuari Ç.G, në mbrojtjen e tij ka deklaruara se në polici është mbrojtur në heshtje ndërsa pas leximit të deklaratës së ti të dhënë në prokurori  nga ana e prokurores, i akuzuari shtoi se nuk është e vërtetë kjo çfarë ju lexua si dhe nënshkrimi në këtë deklaratë nuk është i ti ose ka mundësi të jetë por nuk është i sigurt.

Më tutje kryetari i trupit gjykues konstatoi se pasi që ka përfunduar procedura e të provuarit fton palët për të dhënë fjalën përfundimtare.

Mirëpo mbrojtësi i të akuzuarit avokati Besim Lajqi, deklaroi se nuk është gati për të dhënë fjalën përfundimtare sot andaj i kërkoj gjykatës që të ndërprenë shqyrtimin për të vazhduar një ditë tjetër.

Propozimi i mbrojtësit të të akuzuarit u aprovua nga ana e trupit gjykues dhe shqyrtimi gjyqësor u ndërpre për të vazhduar nesër datë 20.09.2019, ora 15:00, raporton “Drejtësia Sot”.

Sipas aktakuzës i akuzuari Ç.G,me datë 27 gusht 2018, me dashje dhe me mjet te rrezikshëm ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin E.G.

Në atë mënyrë qe për shkak të një mosmarrëveshje të atëçastshme, pasi që i pandehuri ishte fjalosur fillimisht me A.G, lidhur me rrahjen e qenve, ku i pandehuri e sulmon A.G, pastaj e godet me shuplakë e më pas aty edhe fillojnë të përleshën, me ç’rast aty ndërhynë i dëmtuari E.G, për ti ndarë. Ku gjatë kësaj ndërhyrje për t’i ndarë I akuzuari Ç.G, nxjerrë thikën dhe në momentin kur i dëmtuari e largon A.G, i akuzuari e godet të dëmtuarin E.G, me thikë në anën e majtë të shpinës pas kraharorit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Monitoruese: Selvije MORINA