I pafajshëm është deklaruar i akuzuari për fajde

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

15:32 / 03 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sylë Shala i cili po akuzohet për fajde doli sot para Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe u deklarua i pafajshëm në lidhjen me veprën penale.

Mbrojtësja e të akuzuarit Feride Xani i propozoi gjykatës që heqdorë nga shqyrtimi i dytë dhe kundërshtimi i aktakuzës dhe “kjo jo që nuk kemi prova për kundërshtimin e aktakuzës, por i mbrojtur im gjendet në paraburgim që nga data 10 maj 2019 dhe kjo gjë do të zgjaste procedurën” deklaroi ajo.

Një gjë të tillë e refuzoi gjykata dhe seancën e radhës e caktoi me datën 07.10.2019 .

Sipas aktkuzës i pandehuri Shala në muajin dhjetor të 2017 e deri me 10 maj 2019 për vete ka pranuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për përsonin tjetër duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të përsonit të tillë në atë mënyrë që për periudhën kohore të lartë cekur i pandehuri i ka dhënë shumën prej 500 Euro me fajde të dëmtuarit Edmir Krasniqi, ashtu që i njejti është detyruar që për cdo dy javë t’i paguar kamatë në shumën prej 250 Euro dhe se gjatë vitit 2018 i pandehuri i ka dhënë dy herë tjera të holla me fajde të dëmtuarit ashtu që babai i të dëmtuarit i ka paguar 15.000 Euro kamatë, gjersa në vitin 2019 i dëmtuari ka paguar 2.000 Euro kamatë, mirëpo i pandehuri kishte kërkuar edhe 3.200 Euro tjera të cilat janë siguruar nga Policia e Kosovës dhe atë përmes masës së blerjes së stimuluar dhe atë të urdhëruar nga Gjykata.

Monitoruar nga: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula