I akuzuari për vrasjen në tentativë mbrohet në heshtje

Gjykata Themelore , Pejë

Monitoruar nga Blerta Kelmendi

11:37 / 27 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Pejë, ka vazhduar gjykimi ndaj Luan Arifaj, që po akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Para se të vazhdohej me leximin e provave materiale, kryetarja e trupit gjykues, Lumturije Muhaxheri, ftoi të dëmtuarin Ukë Idrizaj, për t’u përgjigjur në disa pytje lidhur me qartësimin e çështjes.

Pas leximit të provave materiale, shqyrtimi gjyqësor vazhdon me mbrojtjen e të akuzuarit Arifaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Luan, avokati Haxhi Millaku, deklaroi se pas konsultimit me klientit e tij i njejti do të mbrohet në heshtje.

Meqenëse prokurorja e rastit Sahide Gashi, deklaroi se sot nuk është e përgaditur për të dhënë fjalën përfundimtare, gjykata e ndërpren shqyrtimin gjyqësor për të vazhduar me datën 8  tetor në ora 14:00.

Në aktakuzën e siguruar nga “Drejtësia Sot”, ndër të tjera thuhet se me datë 10.10.2018  në fshatin Muzhevinë të komunës së  Istogut, i akuzuari Luan (Enver) Arifaj, i lindur me datë 14.11.1990, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta, këtu të dëmtuarin Ukë Idrizaj.

Ndryshe, palët kishin nisur konfliktin për livadhin të cilin po i’a dëmtonte me bagëti vazhdimisht  Enveri (babai i Luanit), të dëmtuarit Ukë.

Me tutje aktakuza sqaron veprimet e të akuzuarit, veprime  për të cilat akuzohet që ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe  “Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Monitoruese: Blerta KELMENDI, Selvije MORINA