Sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit B.K i akuzuar për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Në lidhje me pranimin e fajsësisë i akuzuari B.K u deklarua i fajshëm vetëm sa i përketë përdorimit dhe jo siç akuzohet për shitje si në aktakuzë, pasi që i nejti deklaroi se tani e 9 vite është përdorues i substancave narkotike.
Avokati i tij Yll Bokshi i propozoi gjykatës pasi i mbrojturi i tij është mbajtës i familjes të caktoi masën më të butë për të mbrojturin e tij apo të ndërpresë masën e paraburgimit.
Vlen të ceket se i akuzuari gjendet në paraburgim që nga data 19.07.2019.
Gjykata në lidhje me propozimin e mbrojtësit të akuzuarit do të merr vendim gjatë ditës së sotme .
Seanca rradhës do të mbahet me 21.10.2019.
Sipas Prokurorisë B.K akuzohet se me 18 korrik të këtij viti rreth orës 20:00 në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tij paautorizim ka poseduar me qëllim shitje substancë narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë në dhomën e gjumit mbi komodinën plastike janë gjetur 32 gram substancë narkotike e mbështjellurr me folje alumini, 18 paketime të mbështjellura në copëza të vogla në peshë prej 17 gram të bëra gati për shitje, në qantën e tij janë gjetur 1.27 gram dhe në oborrin e shtëpisë, pikërishtë në garazhën ku i mbante drut i është gjetur një paketim me peshë 0.82 gram, një peshore digjitale.
Gjithsej i akuzuari në posedim kishte 51.09 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.
Monitoruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula
Lajmet në fokus