Është arrestuar gjyqtari Sali Berisha, gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës.
Gjyqtari Berisha është arrestuar në një operacion të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin për arrestimin e gjyqtarit Berisha, e ka konfirmuar për “Drejtësia Sot”, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.
“Gjyqtari Sali Berisha është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ndërsa informacione të tjera lidhur me rastin nuk mund të jap për shkak të hetimeve” ka theksuar Lutfiu.
Raporton:Blerta KELMENDI
Lajmet në fokus