Gjykata dënon me 1 vit e 3 muaj burgim ish zyrtarët e Komunës së Prishtinës për korrupsion

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

11:28 / 10 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, pas një orë pritje, zyrtarët e Komunës së Prishtinës Ismet Haliti dhe Skender Cakolli u shpallën fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Naime Krasniqi – Jashanica vonesën e arsyetoi me faktin se në të njejtën kohë po mbahej edhe një seancë tjetër.

 

Pë të akuzuarin Ismet Haliti gjykata shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 9 muaj. Ndërsa për të akuzuarin Skender Cakolli dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj me mundësi që me pëlqimin e të akuzuarit ky dënim mund të zëvendësohet më dënim me gjobë. Gjithashtu gjykata obligoi të akuzuarit të i paguajn shpenzimet gjyqësore.

 

Të dëmtuarit u udhëzuan në kontest të rregullt juridiko – civil.

 

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrat e tyre zyrtare nga viti 2008 deri në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe i pandehuri Haliti ishte në pozitën e kryeshefit në sektorin e ndërtimit në Komunën e Prishtinës ndërsa i pandehuri Canolli ekzekutues – përmbarues në Komunën e Prishtinës. Të pandehurit nuk e kanë zbatuar aktvendimin e komunës të datës 05.10.2006, për rrënimin e objektit të ndërtuar pa leje në pronën e Habib Vllasalit, me qëllim që ky i fundit të përfitoj dobi pasurore.

 

Gjithmonë sipas aktakuzës, i pandehuri Haliti ishte njoftuar me shkrim nga inspektorët e ndërtimit se duhet të veprohet në bazë të aktvendimit të lartëcekur. Të pandehurit nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, e me këtë ia kanë mundësuar Vllasaliut të përfitojë dobi pasurore nga ndërtimi e që prokuroria e konsideron pa leje.

 

Monitoruese: Blendë Mjeku