Dëshmojnë dëshmitarët në rastin e ish Shefit të Shërbimeve Publike të Malishevës, Ismet Mazreku

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

13:24 / 23 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë është paraparë të ndëgjohen tre dëshmitarë M.H, H.A dhe A.L për ish Shefin e Shërbimeve Publike të Malishevës, Ismet Mazreku i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

 

M.H i cili edhe në seancën e sotme ishte i ftuar si dëshmitar, i njejti përsëri nuk ishte i pranishëm.

 

Ndërsa H.A i cili ishte kryepuntor i punimeve në kohën për të cilën po akuzohet Mazreku deklaroi se kabllo për të cilën bëhet fjalë, sipas tij ka qenë e KEDS-it. Atij i kujtohet se kabllon e kishte sjellë shoferi i tyre tashmë i ndjerë nga depoja qendrore.

 

Mirëpo unë nuk isha aty i pranishëm dhe nuk e di kush e ka bërë pranimin e saj, por të nesërmen jam njoftuar nga deponisti se kabllo ka arritur- shtoi ai.

 

H.A poashtu deklaroi se materiali për projektet e mëdha, vie nga depoja qendrore. Ndërsa në lidhje me kabllon e blerë nga banorët e fshatit ai nuk ishte në dijeni dhe ndër tjerash shtoi se këtë mund ta dinë vetëm udhëheqësit e lartë.

 

Në pytjet e prokurorit në lidhje me shifrat e  e kabllove të cilat janë të propozuara si provë, i njejti deklaroi se ky lloj kabllo nuk egziston. Sipas tij kabllo tjetër është e tensionit të ulët dhe ata kanë vendosur kallbon për tension të lartë 20KW.

 

H.A poashtu deklaroi se në vendin e ngjarjes mund të vrehet cila kabllo është e vendosur dhe nuk ishte në dijeni se banorët ishin ankuar, pasi sipas tij ata nuk janë ankuar tek ai për kabllon vetëm për prerjen e drurëve.

 

Poashtu edhe depoisti i distriktit në Gjakovë A.L në deklaratën e tij shtoi se ai  nuk ishte në dijeni se ku ka pasur për t’u vendosur ajo kabllo, por atij  i është bërë kërkesa për tërheqjen e saj nga depoja e Prishtinës. E njejta nga depoja qendrore është dorëzuar në punishte, pasi ishte e dëmtuar dhe atë e kam dorzuar vet përsonalisht me shoferin tashmë të ndjerë dhe një puntorë deklaroi ai.

 

Pasi e kishte dërguar në vendpunishte aty ka qenë puntori i KEDS-it M.B nga Malisheva i cili ka pranuar atë kabllo, por për të cilën nuk kishte dokumet pranimi nga ana e tij.

 

Urdhërin për tërheqjen e saj nga depoja qendrore e kishte marrë nga drejtori, për të cilen kishte edhe fletë lëshimin nga depoja qendrore në Prishtinë.

 

Në vitin për të cilin po flasim në vitin 2015 kërkesa është bërë përmes telefonit apo gojarisht ndërsa tani bëhet me shkrim. Në lidhje me kērkesen e kësaj kabllo me sa më kujtohet është bërë përmes email-it, por se nga kush nuk e di dekalroi A.L. I njejti po ashtu deklaroi se nga depoja në Prishtinë ka pranuar 590 metra kabllo 10KW dhe të njejtën e ka dorzuar.

 

Mirëpo sipas dokumentacionit shënon se janë dorzuar 500 metra dhe pjesa e mbetur është kthyer, pasi të njejtën ditë është bërë kërkesa dhe të njejtën ditë është  vendosur.

 

Kabllo për të cilën dyshohet se është blerë sipas deponisiti është kabllo e tensionit të ulët, por e njejta nuk egziston në treg.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Ismet Mazreku, avokat Emrush Kastrati deklaroi se vrejtjet e tij do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

 

Meqenëse dëshmitari M.H nuk ishte i pranishëm, Gjykata morri aktvendim për  ndërprerjen e sancën deri në datën 17.10.2019.

 

Sipas aktakuzës së ngritur më 13 mars 2019, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Ismet Mazreku, akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete apo tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me rastin e inicimit të “kërkesës për furnizim me kabllo elektrike” për nevojat e fshatit Gajrak të Komunës së Malishevës, dhe menaxhimit të kontratës së prokurimit, në vlerë prej 8.728.90 euro, nga kompania N.T.SH “Leoni” me seli në Malishevë, të cilën edhe pse e ka pranuar, duke konfirmuar në bazë të raportit të 27 tetorit 2015, nuk vërtetohet se e njejta është investuar në fshatin Gajrak te Komunës së Malishevës.

Më këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” nga neni 422 par.2 pika 2.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Monituruan: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula