Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhunim

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

17:32 / 05 Shtator 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit S. S., serb, shtetas i Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të dhunimit.

 

I njejti dyshohet se me datën 02 shtator 2019, në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit, e detyron të dëmtuarin (fëmijën) N. P. që të kryej aktin seksual me dhunë duke ja mbyllur gojën me shirit ngjitës, duke ja hequr rrobat.

 

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Dhunimi”.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një  muaj, i cili do të llogaritet nga data 3 shtator 2019 dhe do të zgjasë deri më 3 tetor 2019.

 

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

 

Monitoruar nga: Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula