Shyhet gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:43 / 20 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Sot në Departmenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shtyhet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve Selman Selmani, Arsim Istogu, Bedri Kastrati, Liridon Kuliqi, Abit Gashi, Valbone Tahiraj dhe Taibe Morina.

 

Të pandehurit akuzohen se kanë falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve të votimeve dhe me këtë kanë kryer veprën penale Mashtrim në votime.

 

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, ka konstatuar se në seancë mungojnë të akuzuarit Selman Selmani, Bedri Kastrati, Abit Gashi, Valbona Tahiraj dhe avokati i saj Ibrahim Dobruna, si dhe Taibe Morina.

 

Kalludra, ka thënë se të akuzuarit janë ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar, derisa mbrojtësi i të akuzuarës Valbona Tahiraj, avokati Ibrahim Dobruna, përmes një parashtrese ka kërkuar shtyerjen e seancës me arsyetimin se në të njëjten ditë është  i  angazhuar në një çështje civile dhe se e mbrojtura e tij gjendet në pushim vjetor.

 

Ai ka vazhduar se për të akuzuarit gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim nga Policia e Kosovës si dhe çdo mosardhje e ardhshme në seancë do të ketë për pasojë caktimin e paraburgimit.

 

Sipas aktakuzës, së siguruar nga burimet e Drejtësia Sot, gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të vitit  2001, në qendrën e vendvotimit nr.0318E/01R, të mbajtura në shkollën fillore “Shaban Polluzha”, në fshatin Polluzh, Komuna e Gllogocit, rezultatet e zgjedhjeve të votimit.

 

Të njejtit, sipas aktakuzës kanë hequr vota disa kandidatëve dhe ju kanë shtuar kandidatëve të tjerë. Ku me këtë kanë falsifikuar rezultatin final të zgjedhjeve.

 

Seanca e shqyrtimit gjyqësor është caktuar për datë 07.10.2019 ora 13:00.

 

Monitoruese: Zanë BUÇINCA dhe Nita KUSARI