Shtyhet seanca për armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

16:02 / 05 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyer seanca ndaj të pandehurit Besim Berisha i cili akuzohet se ka kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Suzana Çerkini tha se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës gjyqësore. Ajo tha se i akuzuari mungon dhe se gjykata nuk posedon as një fletëkthesë që i pandehuri e ka pranuar thirrjen. Gjithashtu shtoi se për sigurimin e të pandehurit në seancë do të veprohet më tutje përshtatshërisht.

Seanca gjyqësore është shtyer për një datë të pacaktuar.

Prokuroria e Qarkut në Prishtinë me datë 21.10.2005, ka ngritur aktakuzë ndaj Besim Berisha, të cilit pjesëtarët e SHPK-së i gjejnë dhe i konfiskojnë revolën, një karikator me gjashtë fishek dhe një brisk.

Sipas aktakuzës I pandehuri me disa familjar derisa ishin duke e kaluar rrugën afër një kioske ndeshen me të dëmtuarin Burim Beqirin i cili po ashtu ishte duke ecur me dy vajza të familjes së tij. I pandehuri Berisha i ngacmon me fjalë vajzat dhe i dëmtuari Beqiri reagon, në këtë rast i pandehuri Berisha nxjerr nga brezi revolën e me qëllim që ta frikësoj, e kërcënon të dëmtuarin duke e futur fishekun në tytë, ku për shkak të frikës i dëmtuari Beqiri është larguar nga vendi i ngjarjës.

Monitoruese: Blendë Mjeku