Gjykata Themelore në Prishtinë, të enjten, e ka liruar nga akuza Zeqir Sheqirin për veprën penale ”Lidhje e paautorizuar në shërbime”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja, Sulltane Hoti, nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, raporton Drejtësia Sot.
Më tutje, gjyqtarja Hoti, theksoi se shpenzimet gjyqësore do ti ngarkohen buxhetit të Gjykatës, ndërsa ka njoftuar palët se kanë të drejtë ankese 15 ditë pasi të pranojnë aktgjykimin.
Ndryshe, Zeqir Sheqiri akuzohet se me datë 25.09.2013, në shtëpinë e tij e cila gjendet në Prishtinë, rruga “Mentor Retkoceri”, pa lejen e KEDS-it, është rilidhur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i akuzuari ka kryer veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”, me ҫka kompanisë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 496,64 eurosh.
Drejtëisa Sot e ka përcjellur edhe më herët këtë rast, http://www.rolpik.org/kerkohet-hudhja-e-aktakuzes-per-vjedhje-te-energjise-elektrike/
Monitorues: Rinon Arifi
Lajmet në fokus