Shpallet fajtor i akuzuari për aksidentim të këmbësorit

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

14:37 / 07 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Është shpallur fajtor Sadat Berisha, i akuzuar për aksidentim të këmbësorit në vendkalim për këmbësor.

I njëjti është dënuar me 6 muaj burgim të cilat i janë zëvendësuar me 1500 euro gjobë. Poashtu është ngarkuar me shpenzimet e procedurës në të cilat hyjnë 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, 40.88 euro për ekspertizën e komunikacionit dhe 30 euro për fondin për viktimat e krimit.

I akuzuari paraprakisht kishte pranuar veprimet për të cilat akuzohej. Me të dëmtuarin janë pajtuar dhe nuk kanë probleme.

Sipas aktakuzës së datës 23 maj 2016, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Sadat Berisha, me datë 16 qershor 2014 derisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, në rrrugën “Bill Klonton”, rrugës për Fushë Kosovë, nga pakujdesia ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ashtu që nuk i jep përparësi kalimi të dëmtuarit F.G. me ç’rast me anësoren e majtë të veturës e godet pjesën e majtë të trupit të të dëmtuarit i cili ishte duke kaluar rrugën në vendkalim të këmbësorëve duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Monitoruese: Ermirë Januzi