Serbi i dyshuar për krime lufte në Lipjan mbetet në paraburgim

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga Rinon Arifi

14:17 / 06 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Gjykata e Apelit e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit, prej një muaji, ndaj të dyshuarit për krime lufte, G.S.

Sipas Apelit, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, i datës 22.07.2019, është i drejtë dhe i ligjshëm, ngase ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Poashtu, në këtë komunikatë thuhet se ekzistojnë arsye për të besuar se i pandehuri mund të ikë ose arratiset me qellim të shmangies se procedurës penale, të ndikoj në prova ose dëshmitarë apo të kryej ndonjë vepër penale të re.
Me këtë rast, kjo gjykatë ka njoftuar se ky aktvendim mbetet në fuqi dhe se i dyshuari G.S do të qendrojë në paraburgim deri me datë 19.08.2019.

Drejtësia Sot kishte raportuar se me datë 20.07.2019, ishte arrestuar i pandehuri G.S, nën dyshimin e bazuar se gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, nё bashkëkryerje me pjesëtarë të njësive ushtarake dhe policore të Serbisë, kishin kryer një ofensivë të drejtuar kundër popullsisë civile në Komunën e Lipjanit dhe lokaliteteve përreth.

Të njejtit me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre, e pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë

Drejtësia Sot ka raportuar edhe më herët për këtë rast, http://www.rolpik.org/arrestohet-serbi-i-dyshuar-per-krime-lufte-ne-kosove/

Monitorues: Rinon Arifi