Seanca e dēshtuar dje, shkaku lënda dërgohet në Prokurorinë e Shtetit

Gjykata Themelore , Gjakove

Monitoruar nga Qëndresa Bytyqi

11:41 / 01 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Dje me 31.07.2019 në Gjakovë nuk u mbajt seanca ndaj Besim dhe Blerim Maloku të cilët janë drejtë fundit të gjykimit të tyre, po akuzohen njëri për vrasje të rëndë, e tjetri për armbajtje pa leje. Për rastin e gjykimit të tyre “Drejtësia Sot” ka raportuar edhe më parë.

Sipas prokurorit Ramiz Buzhala arsyerja e shtyerjes së seancës ishte pasi ai kishte dërguar lëndën në Prokurorinë e Shtetit për sqarime shtesë.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit Besim dhe Blerim Maloku kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besimi me vete ka pasur një pushkë automatike ndërsa Blerimi një pistoletë. Aktakuza shpjegon se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku.

Qendresa Bytyqi dhe Jeta Vula