Të premtën, pranë Gjykatës së Apelit, është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës së Prokurorisë Themelore të Gjilanit ndaj të akuzuarit për mashtrim dhe vjedhje, Amir Veliu.
Ai po akuzohet se me qëllim të përfimit të kundërligjshëm kishte vjedhur një laptop, si dhe kishte mashtruar një person duke i shitur bizhuteri të thjeshta si stoli ari.
I akuzuari Veliu, për veprën penale të vjedhjes eshtë dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim me burgim prej 1 muaji, si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 150 euro.
Ndërsa për veprën penale të mashtrimit, kjo gjykatë të njejtit i kishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 muajsh dhe dënim me gjobë në vlerë prej 150 eurove.
Ndaj këtij aktgjykimi, Prokuroria Themelore në Gjilan, kishte ushtruar ankesë pranë Gjykatës së Apelit, me pretendimin se janë shkelur dispozitat esenciale të procedurës penale.
Prokuroria pretendon se i akuzuari në shqyrtimin fillestar, kishte pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të vjedhjes dhe jo edhe për atë të mashtrimit, ndërsa të njejtit, Gjykata Themelore në Gjilan dënimin i’a kishte shqiptuar për dy veprat penale për të cilat akuzohet.
Në aktgjykimin e datës 25.03.2019, thuhet se Amir Veliu është shpallur fajtor sepse me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, pasi ka shkuar tek shtëpia e të dëmtuarit Shukri Dermaku, të cilin e njihte më herët, vëren laptopin të cilin e merr fshehurazi nga ai dhe largohet nga shtëpia e tij pasi përshendeten.
Poashtu, i njejti është shpallur fajtor për mashrim sepse, me datë 03.05.2017 me qëllim të përfitimit për vete, mashtron të dëmtuaren Ajete Aliji, në atë mënyrë që pasi i sheh unazën e vendosur në dorë, kërkon nga ajo që në këmbim të saj t’i ofroi dy zingjirë të ,thjeshtë të qafës, të paraqitur si stoli ari. Ndërsa e dëmtuara pas këtij këmbimi vëren se është mashtruar dhe ka pësuar dëm material në vlerë prej 140 eurove.
Gjyqtari i çështjes, Gani Zabeli, njoftoi se vendimin lidhur me këtë ankesë do ta merr brenda afateve të parapara ligjore.
Monitorues: Rinon Arifi dhe Liridon Salihi
Lajmet në fokus