Sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës ndaj të akuzuarit Shpetim Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale lëndimi i rëndë trupor.
Pas pritjes prej një ore, Gjykata deklaroi se nuk ishin plotësuar kushte për mbajtjen e saj dhe seanca u shtye në kohë të pacaktuar, raporton Drejtësia Sot.
Gjykata theksoi se nuk ishte i pranishëm pala e dëmtuar Sami Thaqi, i njejti ishte ftuar me ftesë të rregullt. Poashtu sot ishte telefonuar nga ana e Gjykatës, i cili kishte thënë se po vinte, por nuk kishte ardhur .
Sipas aktakuzës i akuzuari Shpejtim Krasniqi me dashje i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Sami Thaqi.
Aktakuza më tutje shpjegon se i akuzuari Krasniqi në ditën kritike gjersa ishte duke vozitur makinën e tij, me të parë të dëmtuarin i cili ishte në këmbë para shtëpisë së tij, rrit shpejtësinë e makinës dhe e godet në pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht në këmbë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Monitoruan Jeta Vula dhe Qendresa Bytyqi.
Lajmet në fokus