Ngritet aktakuzë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore , Gjilan

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku

17:36 / 01 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.B., për shkak të veprës penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, raporton Drejtësia Sot.

Sipas aktakuzës, më 1 korrik 2019, rreth orës 12:00, në fshatin Ramnishtë, Komuna e Vitisë, i pandehuri G.B., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës VW Golf, pa patentë shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.

Në bazë të ekspertizës së komunikacionit, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 112 k/h, edhe përkundër faktit që shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.

Me ç’rast për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim, me anën e djathtë të pjesës së parë të automjetit, e ka goditur këmbësorin, tani të ndjerin S.D., i cili ishte duke trupuar rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili me urgjencë transferohet në QKUK, në Prishtinë, ku pas 7 ditëve, përkatësisht më 8 korrik 2019, ka ndërruar jetë.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Monitorues, Vullnet Bugaqku