Mungon i akuzuari, shtyhet seanca për narkotikë

Gjykata Themelore , Prishtinë

Monitoruar nga

11:52 / 23 Gusht 2019
[supsystic-social-sharing id="1"]

Pritshtinë – u mbajt shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarve Egzon Llugaliu dhe Rasim Kleqka për shkak të veprës penale penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

 

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Shashivar Hoti konstatoi se në seancë mungon i akuzuari Rasim Kleqka, të cilin gjykata e ka ftuar me ftesë të rregullt dhe ka provuar ta kontakoj përmes telefonit por i njëjti nuk ka pasur qasje dhe nuk ka informata se i njejti e ka pranuar ftesën.

 

Gjyqtari Hoti tha se për shkak të mungesës së të akuzuarit nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës dhe se gjykata për të pandehurin Kleqka do të lëshojë urdhër për sjellje me urdhëresë.

 

Mbrojtësi i të akuzuarit Egzon Llugaliu kishte paraqitur ankesë kundër aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit.

 

Gjyqtari Hoti tha se ende nuk e ka pranuar ankesën por që në momentin kur do ta pranoj do ta precizojë më tutje.

 

Seanca e rradhës do të mbahet me datë 29.08.2019 në ora 09:00.

 

Monitoruese: Blendë Mjeku